back to top
Sunday, October 19, 2025
BallinaLajmeBahtiri: Heqja e barrikadave, sinjal se qyteti po bashkohet

Bahtiri: Heqja e barrikadave, sinjal se qyteti po bashkohet

Të ngjajshme

E quajti “i dashuri më pak intelegjent”, Meriton Mjekiqi i përgjigjet Ilnisa Agolli

Moderatori, Meriton Mjekiqi, ka reaguar pas deklaratës së ish-partneres...

Aksident zingjiror në magjistralen Pejë – Prishtinë, përfshihen pesë automjete

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Arbër Ademi: AKI i vlerëson zgjedhjet demokratike, me disa lëshime

Pas mbylljes së qendrave të votimit dhe përfundimit të...

Sërish krizë mes Selena-s e Hailey-t, çka po ndodh me vajzat?

Gocat e famshme janë sërish në fushëbetejë! Selena Gomez...

Ramadani: Nuk ka shumicë parlamentare, mund të ketë zgjedhje parlamentare më 14 dhjetor

Eksperti i sigurisë dhe analisti politik, Burim Ramadani ka...

Pas heqjes së barrikadës së fundit të vendosur në Mitrovicën e Veriut, të shtunën mbrëma te Shkolla Teknike, sot është hequr edhe pengesa e fundit, nga banorët shqiptarë në udhëkryqin kryesor në “Lagjen e Boshnjakëve”.
Kryetari i Mitrovisës, Agim Bahtiri ka thënë se heqja e barrikadës së fundit në veriun e Mitrovisës është një sinjal që qyteti po bashkohet.
“Sot po hiqet edhe kjo pjesa që është quajtur sheshi ‘Adem Jashari’ dhe tashmë çdo qytetar mund të lëvizë lirshëm në Mitrovicë. Heqja e barrikadës mbrëmë ka dhënë një sinjal që qyteti po bashkohet dhe duhet të punohet që një herë e përgjithmonë të ndalim këto dallime”, tha Bahtiri.

Vendosja e cilindrit të betonit në “Lagjen e Boshnjakëve”, ishte, siç thuhej, një kundërpërgjigje e banorëve shqiptarë ndaj një vendimi të organeve komunale të Mitrovicës së veriut për ndërtimin e sheshit “Princ Lazari”, në vitin 2014.
Në një lidhje direkte në Klan Kosova, Bahtiri ka folur edhe për incidentin e mbrëmshëm për të cilin shpreson që të mbetet një incident i mbyllur.
“Pas incidentit të mbrëmshëm unë kam qëndruar deri në orën dy pas mesnate në sptialin e Prishtinës, dhe i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën”, tha Bahtiri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz