BallinaRegjionaleMitrovicëHiqet barrikada në Lagjen e Boshnjakëve

Hiqet barrikada në Lagjen e Boshnjakëve

Të ngjajshme

Elijona dhe Klodi kapen mat në Tiranë

Elijona dhe Klodi janë parë së bashku në rrugët...

Zyrtare: Bilbao bëhet me trajner të ri, e ulë në stol ish-in e Dortmundit!

Klubi spanjoll Athletic Club Bilbao ka zyrtarizuar emërimin e...

ZRRE aprovon të hyrat maksimale të lejuara për operatorët energjetikë në vend

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka aprovuar të...

Zgjedhjet e 7 qershorit: PSD kërkon nënshkrimet nga qytetarët për të garuar

Partia Socialdemokrate ka nisur një iniciativë për të mbledhur...

Është larguar barrikada e vendosur në vitin 2011 në rrugën që lidh Lagjen e Boshnjakëve me pjesën tjetër veriore të vendit.

Barrikada afër Shkollës Teknike në Mitrovicë në rrugën kryesore që lidh lagjen e Boshnjakëve me pjesën tjetër të veriut të Kosovës është hequr në këto momente.

Për heqjen e barrikadës që u vendos në këtë vend në vitin 2011 punuan dy ekskavatorë pa targa.

Të pranishëm në vend të ngjarjes ishin policë të Kosovës dhe karabinierë italianë.

Lajmin për heqjen e barrikadës e konfirmoi për KALLXO.com zëvendësdrejtori  i policisë në veri Besim Hoti.

“Krejt çka muj me konfirmu është që barrikada është larguar dhe tash rruga është e lirë për qarkullim në të dy anët e qytetit,” tha Hoti për KALLXO.com.

Disa barrikada në pjesën veriore të vendit qenë vendosur pas aksionit të Policisë Speciale të Kosovës në korrik të vitit 2011 për marrjen e pikave kufitare 1 dhe 31.

Gjatë këtij aksioni ishte vrarë polici Enver Zymberi që më vonë u shpall nga Presidentja jahjaga “Hero i Kosovës”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz