back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeClinton e do Bidenin sekretar të Shtetit

Clinton e do Bidenin sekretar të Shtetit

Të ngjajshme

Chris Martin reagon pas skandalit të “kiss cam”

Gjatë një koncerti të turneut “Music of the Spheres”...

Arsenali po ia rrëmben Eze-n Tottenhamit

Arsenal ka hyrë fuqishëm në garë për të transferuar...

Shefi i stafit të Zelenskyy thotë se Ukraina e kujton “gabimin e Budapestit”

Shefi i stafit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka...

Nënpresidenti amerikan, Joseph Biden, mund të bëhet shef i ri i diplomacisë amerikane në rast se në zgjedhje fiton Hillary Clinton, shkruan Politico.

Sipas kësaj agjencie, Biden do të ishte sekretar i shkëlqyer, kurse shtabi zgjedhor i Hillary Clintonit, edhe pse është i fokusuar në fitore zgjedhore, goxha kohë kalon edhe në gjetjen e mënyrës se si Biden të bindet që ta pranojë këtë ofertë.

Bisedime zyrtare për këtë nuk ka pasur, thekson Politico, dhe shton se me zgjedhjen e Bidenit ai do të mund ta përmbyllë karrierën e tij shumëdekadeshe të senatorit, më pas dy mandate si nënpresident i SHBA’së dhe bashkëpunëtor më i afërt i presidentit Barack Obama.

Biden ka qenë i angazhuar edhe më herët në misione diplomatike.

Biden njihet si mik i madh i Kosovës. Ai dhe familja e tij gjatë verës vizituan Kosovën, ku morën pjesën edhe në inaugurimin e rrugës Ferizaj-Gjilan, me emrin e djalit të tij të ndjerë, Beau Biden, i cili kishte shërbyer në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz