Pas mbledhjes se Bordit te Federatës së Volejbollit të Kosovës të mbajtur ditën e martë ne lokalet e shtëpisë së sporteve, në rend të dites ishin disa pika, por pika më e nxehtë ishte ankesa e klubit të volejbollit “Drenica”, e cila ka kërkuar të respektohet rregullorja e federatës.
Kjo pasi që KV “Drenica” konsideron se ishte shkeluar rregullorja me rastin e aktivizimit të lojtarëve të huaj në ndeshjen e javës se parë LUBOTENI – DRENICA, e zhvilluar më datë 01 tetor 2016 në Ferizaj, raporton Veriu.info.
Në ankesën e KV “Drenica” thuhet se kryetari i Federatës së Volejbollit, Blerim Gërguri, i ka jep licencë lojtarëve të huaj në radhët e Lubotenit pa përfunduar procedura e transferimit të tyre, sipas procedurave të FIVB-së dhe CEV-it dhe pa u pajisur me çertifikatën ITC. Pra, me këtë rast thuhet se janë bërë shkelje të rënda të rregullores përkatësisht nenit 4.9 të rregullorës, e cila është miratuar më 21 shtatore 2016, vetëm 10 ditë para fillimit të kampionatit 2016 / 2017.
Portali Veriu.info ka siguruar ekskluzivisht dokumentin ku shihet se 6 nga 9 anëtarët e Bordit të FVK-së kanë ngrirë pozitat dhe kërkojnë urgjentisht thirrjen e Kuvendit Zgjedhor.
Vlen të theksohet se në mesin e tyre është edhe Hysni Prelvukaj, nënkryeyat i Federatës së Volejbollit./Veriu.info/