back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaShqiptareSkandal/ Mjekut me diplomë të falsifikuar i vdes pacienti

Skandal/ Mjekut me diplomë të falsifikuar i vdes pacienti

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Ardi Hyso është një qytetar në Përmet, i cili pretendon se, për shkak të neglizhencës së mjekutKiço Stefanidhi, babai i tij humbi jetën. Ai ngre pikëpyetje edhe në lidhje me kualifikimin e mjekutdhe dyshon, se moskompetenca e mjekut, ka qene shkaku i vërtetë i vdekjes së të atit.

Ardi Hyso: Ju drejtova TV Klan, Stop-it, për arsye se nuk po gjej dot drejtësi. Më datën 23.9.2013 është shtruar babai im me temperaturë në urgjencën e spitalit të Përmetit. ka qenë orë 8 e 30 në darkë.

Aty u ndodh doktor Kiço Stefanidhi, pasi e shtoji pa bërë asnjë lloj analize e la në dhomë dhe nuk i vajti asnjëherë, shkruan Tv Klan.

Të nesërmen, pasi komunikova me babanë, më thotë që është gjendje gripale. në orën 12:00 është lëvizur me ambulancë nga spitali drejt shtëpisë pasi mungonin ilaçet e tensionit. Këtë nuk kuptoja si nuk ka ilaçe tensioni spitali i Përmetit. Gjatë kësaj kohe nuk ka pasur asnjë ndihmë nga ana e doktorëve dhe infermierëve. Në datën 24, ora 6 marr në telefon se babai kishte vdekur. E kishin gjetur të vdekur poshtë krevatit.

Një investigim i gazetarëve të “Stop”, nxjerr në pah se mjeku i ka diplomat dhe kualifikimet e falsifikuara. Drejtori i spitalit të Përmetit, Elton Ismaili thotë, se dokumentet origjinale të mjekut në fjalë janë në prokurori. Por vetë mjekuStefanidhi thotë, se i janë djegur në vitin ’97.
Ndërkohë “Urdhri i Mjekut” po verifikon situatën dhe do të vendosin t’i heqin specializimin.

Lidhur me ketë rast është pyetur edhe Fatmir Brahimaj, president i “Urdhrit të Mjekut”. “Faleminderit për këtë sinjalizim që më bëtë. Këtu dalin dy probleme, pasi këto të verifikohen dhe nëse nga ky vështrim i parë duket që nuk janë të sakta. Një është problemi jetik që mjeku ka mashtruar, na ka sjellë dokumente jo të rregullta për një specialitet që nuk e ka. Problemi i dytë, nëse këto certifikata nuk qëndrojnë ne do t’i heqim të drejtën e ushtrimit të specialitetit që nuk e ka.”, tha ai./Albeu.com/

Të Fundit

Sport

ShowBiz