back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleDrenasRIKUJTIM NË 78 VJETORIN E LINDJES SË POETIT RIFAT KUKAJ

RIKUJTIM NË 78 VJETORIN E LINDJES SË POETIT RIFAT KUKAJ

Të ngjajshme

Ndiheni të lodhur edhe kur nuk bëni asgjë? Ja arsyeja

Ka ditë kur zgjohesh i lodhur, edhe pse ke...

“Benita i gjuhet me dy duart” – Londrimi flet për relacionin e saj me Klodin

Trekëndëshi Benita-Klodi-Elijona ka qenë temë diskutimi sonte në prime. Një...

Pse Interi po heziton në shitjen e Luis Henriques?

Raportimet të hënën thonë se klubi i Premierligës, AFC...

Aksident i rëndë në Mamushë, polici shpëton për një ‘fije floku’

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në...

Fjalë e mbajtur në manifestimin letrar ,,Vjeshta dhe Vargjet” në kujtim të poetit Rifat Kukaj.

Një mëngjes gushti të vitit 2005, tek po zbrisja nga autobusi urban përballe Instituti Albanologjik, takoi shkrimtarin Rifat Kukaj. Pas përshëndetjes me një mirëmëngjesi, me pyeti nëse kam kohe te pimë nje kafe me te. Pa hezitim dhe me kënaqësi i them po. Këmbët na shpien tek restorant Edi 2. Pasi ulemi porositim nga një makiato, ai me delikatese nxjerr llullën e tij karakteristike, e mbush duhan pimë kafe e bëjmë llafe për perditshmerine, artin poezinë. Aq i afërt, aq i ngrohtë aq gazmor, më bëhet se kam ndenjur me vite me këtë njeri. I tillë ishte ai m,e humorin e tij afërsinë me njerëzit i bënte për vete njerëzit e të gjitha moshave. Por dashurinë me të madhe e kishte për fëmijët. Biseda e ndeja me të nuk do kishte mbarim sikur të mos më priste puna ime zyrtare në Bibliotekën Kombëtare. Se si mu duk ai takim i shpejt si një përftim por nuk kisha fare ndjenjën që një njeri aq vital aq i hareshëm , në muajin vijues të shtatorit do ikë nga kjo botë. Se ky do është takimi i fundit me njeriun zemërbardhë, me atë që u fali aq dashuri, aq buzëqeshje aq ëmbëlsi atyre më të dashurve në jetë , fëmijëve. I tillë ishte miku ynë i çmuar, në kujtim të të cilit një grup artdashësish, shkrimtar ,poet vendosëm që në vitn 2014, pikërisht në ditën e të dashuruarve të formojmë Art Clubin me ermin e tij, dhe po atë vit me 25 tetor në ditëlindjen e tij, ngase mendojmë që poetet kanë vetëm ditëlindje ata janë të përjetshëm, filluam edhe manifestimin letrar ,,Vjeshta dhe Vargjet”. E filluam këtë rrugëtim me shpresën të mos koritemi, por ta përjetësojmë emrin e tij ashtu si e meriton, dhe ja edicion pas edicioni arritëm në edicionin e tretë. Vjeshtës dhe Vargjeve ju bashkuan krijues, artistë dashamirë të artit e të kulturës nga të gjitha trevat shqiptare. Ndaj në këto çaste më bëhet sikur e shof Rifatin në mesin tonë me buzëqeshjen e tij sikur na përshëndetë me uratën u qoftë puna e mbarë. Dhe uratë më të mirë nuk do ketë në këtë ditë, kur para vetes kemi miçë, poet nga Shqipëria, Lugina Preshevës, Kosova që me një mirëseardhje dëshirojmë të kaloni një ditë të mirë në Drenicë. Në Drenicën që është e njohur për trimërinë, bujarinë por edhe fjalën e bukur artistike. Uroi të kaloni çaste të bukura.

Izet ABDYLI, kryetar i ART CLUB ,,Rifat Kukaj” Drenas

 

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz