back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaShqiptareThaçi e Rama sot takohen në Prizrenë

Thaçi e Rama sot takohen në Prizrenë

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar ditë më parë se sot do të drekojë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Prizren.

Kreu i shtetit këtë e bëri të ditur në punimet e Seminarit të 93-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Prishtinë që u mbajt për tri ditë radhazi në Prishtinë.

Atje, Thaçi tha se  bashkëpunimi me Shqipërinë, duhet t’i gëzojë të gjithë.

“Me Shqipërinë kemi raporte të shkëlqyera të bashkëpunimit institucional, para dy ditësh jam takuar me kryeministrin Rama, pasnesër do të kemi drekë me kryeministrin Rama në Prizren”

“Po ky bashkëpunim i yni duhet t’i gëzojë, sepse është bashkëpunim i standardeve dhe vlerave euroatlantike dhe në asnjë mënyrë nuk duhet shikuar me dyshim. Ne nuk e kemi asnjë aspiratë as si Kosovë, as si Shqipëri ndryshimin e kufijve përkundrazi hapjen e kufijve sipas standardeve evropiane “, tha ai, transmeton Klan Kosova

Të Fundit

Sport

ShowBiz