back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeShtetasi i Shqipërisë, apet me 40 kg drogë në Vërmicë

Shtetasi i Shqipërisë, apet me 40 kg drogë në Vërmicë

Të ngjajshme

Crawfordit i hiqet titulli i WBC-së pas fitores ndaj Canelos

Boksieri amerikan, Terence Crawford, nuk është më kampion i...

Trump sulmon emigrantët somalezë: “Nuk i duam, janë plehra”

“Nuk i duam në vendin tonë”: Presidenti amerikan Donald...

Kurti në Konferencën e Mjedrës: Një premtim nga Qeveria, do të jem partner jo spektator

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë fjalimit të tij...

Vengu: Anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut – nevojë strategjike

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu ka thënë...

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, i cili ka tentuar që me rrugë anësore ta kalojë kufirin në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, duke tentuar që në mënyrë ilegale me tre thasë të mbushur me lëndë narkotike e llojit marihuanë.

Sipas Policisë, njësia patrulluese kufitare derisa ishte me detyrë zyrtarë në pikë vëzhgimi, afër bregut të liqenit, ka vërejtur një person duke lëvizur në këmbë nga Republika e Shqipërisë në drejtim të Republikës së Kosovës, duke shfrytëzuar rrugën afër bregut të liqenit.

“Personi i dyshuar (A. M. -1977 Shtetas i Shqipërisë) është vërejtur se posedonte (të ngarkuara) me vete disa qese të dyshuara prej najloni dhe me të vërejtur këtë njësia Policore ka ndërmarrë veprime taktike për arrestimin e tij. I dyshuari ngarkesën e tij të cilën e posedonte me vete e ka hedhur në tokë, dhe ka filluar të ikë në drejtim të pjesës malore, mirëpo falë veprimeve të shpejta taktike të njësisë policore i dyshuari është arrestuar. Policia ka arritur të sekuestrojë edhe ngarkesën e dyshuar të cilën e kishte e kishte hedhur i dyshuari, e cila ishte e vendosur në tre (3) thasë të mëdhenj. Gjate kontrollit dhe verifikimit të thasëve janë vërejtur gjashtëdhjetë ( 60 ) paketime të mbështjella të dyshuara me lëndë narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës .

Pesha totale e substancës së dyshuar për narkotik të llojit marihuanë arrin rreth 40 kg, apo saktësisht 39 kg e 035 gr. Me vendim të prokurorit kompetent, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz