BallinaLajmeAmbasadori amerikan tregon kur do të largohet KFOR-i nga Kosova

Ambasadori amerikan tregon kur do të largohet KFOR-i nga Kosova

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se forcat e KFOR-it do të largohen nga Kosova atëherë kur vendi të ketë aftësitë që të vetëmbrohet.

Delawie, duke folur në seminarin Rose Roth të NATO-s, që po mbahet për herë të parë në Kosovë, ka potencuar se do të bëhet edhe transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të vendit.

“KFOR-i është shprehje e përkushtimit të aleancës së NATO-s për Kosovën. Por, edhe është një institucion që respektohet shumë si nga shqiptarët ashtu edhe nga serbët e Kosovës. Gjithsesi, do të vijë dita kur KFOR-i më nuk do të jetë i nevojshëm”, ka thënë Delawie, njofton Klan Kosova.

“Por, NATO nuk duhet të tërhiqet nga Kosova, nëse vendi nuk ka aftësi për vetëmbrojtje. Nuk do të lëmë vakum, por do të ketë një transformim të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës”.

“Ky transformim duhet të përfshi të gjitha elementet kushtetues në Kosovë dhe duhet të bëhet në mënyrë të kujdesshme”, tha Delawie.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz