back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaBotëSerbia falënderon Izraelin që s’e njeh Kosovën

Serbia falënderon Izraelin që s’e njeh Kosovën

Të ngjajshme

Përfundon numërimi i votave në Mitrovicë, ky është rezultati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet përfundimtare...

​Arbër Ademi nga AKI: Në Çashkë shkruhet historia, për herë të parë një kryetar shqiptar

Zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, ka...

Mikroplastikat e paketimit të ushqimeve rrisin rrezikun për kancer e depresion

Kërkime të reja nga shkencëtarët austriakë sugjerojnë se mikroplastika...

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq sot ka biseduar me ambasadoren e Izraelit në Beograd Alona Fisher Kamm dhe e ka falënderuar atë për “përkrahjen parimore që Izraeli ia jep Serbisë për Kosovën”.

Siç njofton FoNet, Gjuriq ambasadores i ka treguar për situatën në dialogun Beograd – Prishtinë, për Ligjin mbi Trepçën dhe për atë që në Beograd quhet “pronë serbe” në Kosovë.

Gjuriq në takim ka theksuar se “popullin serb e hebraik i lidh miqësia tradicionale shumëshekullore, e cila, sipas tij, do të jetojë edhe në shekujt që do të vijnë”, ndërsa ka shtuar se miqësia vetëm sa do të përforcohet me “ përkrahjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë”.

Zyrtari serb e ka njoftuar ambasadoren izraelite edhe me gjendjen e sigurisë dhe me problemet sociale politik të serbëve në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz