BallinaLajmeSerbia insiston që Trepça të diskutohet në Bruksel

Serbia insiston që Trepça të diskutohet në Bruksel

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Në Bruksel ka përfunduar dita e parë e raundit të ri të dialogut në nivel teknik ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Gjatë dialogut, pala serbe ka insistuar të diskutojnë për Trepçën, por Prishtina nuk pranoi të flasë për këtë çështje.

Takimi u zhvillua nën mbikëqyren e BE-së, ndërsa, për këtë rast përfaqësuesit e Bashkimit përsëriten se do të “marrin parasysh” pozicionin e Serbisë mbi këtë çështje, transmeton lajmi.net.

Të dy palët diskutuan për zgjidhjen praktike të zbatimit të marrëveshjes për lirinë e lëvizjes.

Në mënyrë të veçantë u diskutua për targat, e cila marrëveshje fillon të zhvillohet nga 15 nëntorit ku simbolet e statuseve të shteteve në fjalë do të mbulohen me letërngjitës kur automjetet do kalojnë nga Kosova në Serbinë dhe anasjelltas.

Sipas delegacionit, të dy palët janë duke punuar intensivisht në zbatimin e marrëveshjes në targave, dhe BE-ja si ndërmjetësuese në bisedime, këmbënguli që marrëveshjet të zbatohen pasi janë në të mirë të qytetarëve.

Dialogu vazhdon nesër ku do të flitet rreth marrëveshjes për diplomat universitare. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz