back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaBotëSiri: Udhëheqësit e ISIS-it po largohen nga Mosuli

Siri: Udhëheqësit e ISIS-it po largohen nga Mosuli

Të ngjajshme

Dosjet e fshehta të Epsteinit – kush ishin bashkëpunëtorët e pedofilit të ndjerë?

Identiteti i gjashtë personave që në dosjet për Jeffrey...

100 mijë Euro borxh Behgjet Pacollit, Naim Murseli: E kam shlyer në mënyra tjera

Të mërkurën është mbajtur seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit,...

Haradinaj shkon në shtëpi të Fadil Fazliu, e uron për lirimin e tij nga Haga

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar familjen Fazliu,...

Oriola Marashi mbështet haptazi këtë banor të BBVK-së

Oriola Marashi duket se ka qëndruar në hap me...

Liderët e Shtetit Islamik kanë filluar të largohen nga Mosuli, duke lënë luftëtarët e huaj pas të përballen me ushtrinë irakiane dhe forcat kurde që tani kanë filluar të kenë në avancim qytetin, ka thënë një gjeneral amerikan.

Major Gen Gary Volesky, tha ISIS është duke e humbur pozitën e tij në Mosul dhe tani ka filluar edhe tërheqja e liderëve të kësaj organizate terroriste nga atje, shkruan “The Guardian”.

“Ne kemi parë lëvizje jashtë Mosulit. Kemi marrë indikacione se liderët kanë ikur. Por, shumë luftëtarë të tyre ende qëndrojnë, pasi ata janë në gjendje të vdesin në vijë fronti, kështu që lufta do të vazhdojë”, tha Volesky.

Ai tha se operacionet e fundit anti-ISIS i treguan luftëtarëve të ISIS-it se e kanë të vështirë të shkojnë me larg se nga fortesat e tyre, kështu që e kanë të vështirë të largohen nga luftimet dhe janë të detyruar të luftojnë, transmeton “lajmi.net”.

Sipas gjeneralit, pritet që shumë shpejt të çlirohet qyteti i Mosulit nga ISIS-i, edhe pse ai thotë se një gjë e tillë do të jetë tejet e vështirë.

Gjithashtu, ai tha se ka pasur një numër të madh të civilëve që janë larguar nga luftimet, por ka edhe nga ata që po qëndrojnë të fshehur, duke rrezikuar jetën nga luftimet.

Megjithatë, organizata ndërkombëtare “Save the Children” tha se të paktën 5.000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë larguar nga rajoni Mosulit, të cilët janë strehuar në kampe të mbipopulluara të refugjatëve në Al-Hol përtej kufirit me Sirinë.

Qytetarët sirian thonë, se po jetojnë një jetë të vështirë, duke parë gjithandej trupa të vrarë, por vuajnë edhe nga uria.

Mirëpo, ushtarët e ISIS-it nuk ndalen më kaq, ata po vazhdojnë të përdorin civilët për t`u mbrojtur, duke i maltretuar në mënyra të ndryshme.

Të Fundit

Sport

ShowBiz