back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeKëshilltari i Mustafës: Letrat e Thaçit për zbardhjen e vrasjeve s'patën efekt

Këshilltari i Mustafës: Letrat e Thaçit për zbardhjen e vrasjeve s’patën efekt

Të ngjajshme

Janina Ymeri: Rritja 21% e rrymës pasojë e keqmenaxhimit, qeveria po zhvat qytetarët

Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri, ka komentuar rritjen e...

Interesante! Edin Dzekos i shkojnë çebapat nga Sarajeva në stërvitje te Schalke

Futbollisti i Bosnja Hercegovina, Edin Dzeko është duke kaluar...

SMART PLAN: Pagesa e lehtë, stërvitja e vazhdueshme

Të fillosh stërvitjen shpesh duket e thjeshtë, por për...

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës mbi 21%

Kompania KESCO i ka dorëzuar ZRRE-së një kërkesë për...

Katër letrat e presidentit, Hashim Thaçi nuk ka krijuar ndonjë të keqe, por as edhe ndonjë efekt pozitiv. Kështu ka thënë, Besnik Berisha – këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa. Ai ka pohuar se nuk i di synimet e Thaçit me këto katër letra.

“Mbetet të pritet a do të ketë ndonjë efekt pozitiv në zbardhjen e atyre rasteve të pasluftës.”

“ Të gjitha krimet e pazbuluara deri më tani janë marrë edhe partitë tjera. Thaçit i lejohet të bëjë thirrje të tilla por institucionet e drejtësisë nuk duhet të presin ftesa por të punojnë në interes të zbardhjes së rasteve të tilla.”

“Thaçi dhe kushdo në postin e presidentit bën politikë dhe ka efekt politik dhe trajtimi i çështjes së atentatit i cili po trajtohet tash e jo më herët.”

“Askush nuk ka konfirmuar që Rugova atë ditë është nisur të nënshkruajë një marrëveshje koalicioni.”

“Rugova atentati i tij do të duhej të trajtohet qysh atëherë dhe secili që e ka hetuar duhet të turpërohet. Pasi nuk e kanë ndriçuar atë hetim kjo është një dështim i gjithë atyre që kanë marrë pjesë në hetim”, ka përfunduar Berisha.

Të Fundit

Sport

ShowBiz