BallinaBotëMësuesi detyron nxënëset të futen në gropën plotë me gjarpërinj (Foto/Video)

Mësuesi detyron nxënëset të futen në gropën plotë me gjarpërinj (Foto/Video)

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Një video e publikuar së fundmi në internet ka nxitur një lumë reagimesh, pasi në të shfaqet një grup nxënësish të cilët detyrohen nga mësuesi i tyre të kërcejnë në një gropë me plotë gjarpërinj, kinse për të simuluar një “ushtrim”.

Dhjetë nxënëse të shkollës fillore, shihen në video duke u dridhur nga frika derisa ecin nëpër gropën ku janë hedhur gjarpërinjtë, transmeton Telegrafi.

Por në momentin që fëmijët mundohen të ikin nga gjarpërinjtë, mësuesi fillon t’i lagë vogëlushet me zorrën me ujë.

2

Kjo video ka tronditur edhe autoritetet në Malajzi, të cilët menjëherë kanë lokalizuar vendin ku ka ndodhur ngjarja, që besohet të jetë në qytetin Kuala Kangsar.

“Qeveria duhet të ndalojë këtë lloj të ushtrimit. Të largojë nga puna këtë mësues dhe trajnerët të futë në listën e zezë”, ka deklaruar përfaqësuesi i prindërve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz