back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeE rrallë/ 500 nxënës sfidojnë motin, mbjellin pemë në Malin e Krujës...

E rrallë/ 500 nxënës sfidojnë motin, mbjellin pemë në Malin e Krujës (FOTO)

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

500 nxënës të arsimit profesional kanë sfiduar motin e keq dhe janë bërë pjesë e fushatës së iniciuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për mbjelljen e 5000 pemëve në Malin e Krujës.

Ky aktivitetet i quajtur “Të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, u zgjodh të mbahej këtë ditë, ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, për të promovuar vullnetarizmin e të rinjve dhe përfshirjen e të rinjve në fushatën kombëtare të gjelbërimit të Shqipërisë që Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka nisur, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura.

Në këtë aktivitet morën pjesë ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi dhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

“Sot është një ditë krejtësisht e vecantë– në ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, të rinjtë e Arsimit Profesional, së bashku me shumë djem të rinj nga ushtria shqiptare po mbjellin një pyll të tërë, që do ta pagëzojmë në mënyrë simbolike Parku i Nënë Terezës. Është një aksion që është ndërmarrë për t’i shërbyer komunitetit. Arsimi Profesional, ushtria, të rinjtë, do vazhdojnë me kontributin e tyre aty ku njerëzit kanë më shumë nevojë, aty ku kërkojnë më shumë ambjent të shëndetshëm, mjedis dhe solidaritet. Bashkë me ne janë prezent edhe përfaqësues të nderuar të komunitetit ndërkombëtar, përfaqësues të biznesit, të cilët kanë mbështetur gjithmonë këto nisma. Do të vazhdojmë në të gjithë Shqipërinë t’i shërbejmë komunitetit, t’i shërbejmë të mirës së këtij vendi. Sot 500 të rinj, do mbjellin 5000 pemë. Nesër mijëra e mijëra të rinj të tjerë, do mbjellin me miliona pemë në të gjithë Shqipërinë e mendoj se kështu i shërbejmë të mirës së Shqipërisë. Sot koha mbase nuk ishte me ne, por energjia e këtyre të rinjve, dashuria që ata kanë për natyrën, guximi dhe vetëmohimi që ka arsimi profesional, do të bëjë që ky park mbas disa vitesh të jetë i madh, i zhvilluar dhe emri Nënë Tereza do ta ndihmojë atë të rritet në mënyrë të suksesshme”, ka thënë ministri Klosi.

Ndërsa Ministrja Kodheli vuri theksin tek shërbimi që mund te bëjnë të rinjtë dhe të rejat për gjelbërimin e vendit.

“Momentin e duhur, ditën e duhur dhe njerëzit e duhur për të dhënë një mesazh për të gjithë brezin e ri, shqiptarët dhe Shqipërinë. Që ne të mund ta mbajmë vendin tonë më të pastër, mjedisin tonë më të begatë dhe me më shumë oksigjen nuk mjafton vetëm gjaku i ri që jep oksigjen që jeni ju këtu prezent por duhet dhe një punë konkrete. Dhe kush më mirë sesa ne dhe ju, të shkollave profesionale dhe Forcat e Armatosura të Republikës të Shqipërisë me suportin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme ashtu siç ministri tha, të komunitetit ndërkombëtar dhe me së shumti të biznesit të mund të realizojmë një vepër unikale ne llojin e vet, pyllin me emrin e Nënë Terezës. Nënë Tereza është një mesazh dhe do vazhdoj të mbetet një mesazh për ne dhe brezat që do të vijnë për atë çka i dha botës dhe për atë çka i përçoj botës. Ne, jemi thjesht dhe vetëm pasardhës të kësaj shenjtoreje të denjë për të pasur gjak shqipëtar. Unë dua në mënyrë të veçantë si ministër i mbrotjes të falenderoj djemtë dhe vajzat me uniformë, të cilët mbeten në mbështetje të komunitetit. Ne jemi këtu për të mbjellë jetën dhe shpresën për një të ardhme më të mirë për të gjithë ju”, tha Kodheli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz