BallinaSportBuffon: Mund të ma organizoni funeralin, por askush nuk do të jetë...

Buffon: Mund të ma organizoni funeralin, por askush nuk do të jetë aty

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Gianluigi Buffon i heshti kritikët me paraqitjen e tij mbresëlënëse kundër Lyonit dhe natyrisht se nuk ka mundur të mos reagojë ndaj atyre që thanë fjalë të këqija për të.

Kapiteni i Juventusit mbrojti një penalti dhe intervenoi në disa raste vendimtare, në fitoren prej 1-0 të Juventusit në Stade de Gerland.

Portieri italian ishte kritikuar për disa gabime me përfaqësuesen dhe me klubin, disa ekspertë madje thoshin se ka përfunduar epoka e tij.

“Njerëzit mund të ma organizojnë funeralin, mirëpo nuk do të jetë askush aty”, ka deklaruar Buffon për Mediaset Premium.

“E kam thënë shumë herë, pa arrogancë, se jam shumë vet-kritik dhe nuk kam nevojë t’i dëgjoj të tjerët që përpiqen t’i shfrytëzojnë situatat për të mos më respektuar dhe të tregojnë padrejtësi ndaj njerëzve”.

“Kam dëgjuar shumë budallallëqe në javët e fundit, por vetëm një koment të vërtetë: ‘Pres më shumë nga Buffon’. Kjo është e vërtetë dhe jam pajtuar me gjithë zemër”, ka shtuar kapiteni i Juves. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz