back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleMitrovicëJa përse Agim Bahtiri kishte mbyllur një kompani të kërpudhave (Dokument)

Ja përse Agim Bahtiri kishte mbyllur një kompani të kërpudhave (Dokument)

Të ngjajshme

Ronaldo uron bashkëshorten: “Gëzuar ditëlindja gruaja e jetës sime!”

CR7 tregohet mjaftë i kujdesshëm për datat e rëndësishmë...

Historike: BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

Von der Leyen: Është ‘nëna e të gjitha marrëveshjeve’,...

Lichtsteiner prezantohet te Baseli, e përmend Shaqirin para mediave

Stephan Lichtsteiner është emëruar trajneri i ri i Baselit. Ai...

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, kishte shuar një kompani për kultivimin e kërpudhave në prill të 2016, ende pa filluar punën. Shkak për shuarjen e saj ishte bërë mos dhënia e një prone shtetërore nga Asamblistët komunal në Mitrovicë, për ndërtimin e saj. E për këtë ishte tërhequr edhe bashkëpronari nga Koreja Jugore.

Telegrafi ka siguruar një dokument ku shkruan se kjo kompani me vendim të Agim Bahtirit dhe aksionarit të kësaj kompanie Hee Joo Park nga Koreja Jugore, kanë nënshkruar shuarjen e kompanisë “Green Mushroom Farm-Kosova”SH.P.K në Mitrovicë.

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, ka treguar për Telegrafin arsyet e shuarjes së kësaj kompanie. Madje ai thotë se shkak për mos dhënien e pronës , kanë qenë asamblistët e Partisë Demokratikë të Kosovës.

“Nga Koreja e Jugut, një kompani ka dashur të investojë në Mitrovicë. Ka dërguar kërkesën në Komunën e Mitrovicës për dhënien e një toke në shfrytëzim, mirëpo asamblistët e PDK-së e kanë bllokuar këtë kërkesë duke mos e votuar në Kuvend. Ata kanë pasur të investojnë në një lloj tjetër të kërpudhës”, shpjegoi Bahtiri, shkruan Telegrafi.

fabrika_telegrafi

Ndërsa, sa i përket hapjes së kompanisë së re “Hera Mushroom”SH.P.K, në Gushavc të Mitrovicës ai tha se kjo kompani është hapur këtë vit dhe ka rritje të madhe në treg.

“‘Hirano Mushroom’, vjen nga Japonia dhe po rritet çdo ditë e më shumë”, tha ai duke potencuar edhe njëherë se kompania s’ka gjet vend në Mitrovicë për të investuar.

Edhe drejtori i kompanisë “Hirano Mushroom”SH.P.K, Valdrin Lluka, në një prononcim për Telegrafin tha se nuk ka lidhje me kompaninë “Green Mushroom Farm – Kosova”SH.P.K. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz