BallinaSportNga refugjat, shndërrohet në heroin e javës në Bundesligë (foto)

Nga refugjat, shndërrohet në heroin e javës në Bundesligë (foto)

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Dy vite më parë Ousman Manneh mbërriti në Gjermani nga Gambia me një çantë në dorë, si refugjatë.

Në atë kohë, as ai vet se ka menduar se pas dy viteve do të merrte vëmendjen e gjithë medieve sportive jo vetëm në Gjermani, por në gjithë Evropën, duke realizuar ëndrrën e tij, ëndrrën e të bërit futbollist.

Kur Manneh në vitin 2014 erdhi në Gjermani, fillimisht u vendos në shtëpinë e refugjatëve.

Dashuria për futbollin, bëri që kohën e lirë ta kaloi te skuadra amatore gjermane Blumenthaler.

Pak nga pak, ky talantë doli në pah dhe skautët e Werder Bremen e vërejtën talentin e tij, ku vendosën edhe ta ofrojnë në skuadrën e tyre.

Por kjo nuk është e gjitha. Manneh këtë fundjavë u bë sensacion kur me golin e tij i siguroi fitoren Weder Bremen ndaj Leverkusen me rezultat 2:1, për ta shndërruar nga një refugjatë që kërkonte një jetë më të mirë tek një hero për tifozët e skuadrës së njohur gjermane./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz