Prishtina zyrtare dhe shumë analistë e gazetarë kosovarë i janë turrur kryeministrit shqiptar Edi Rama, si kurrë ndonjëherë më parë pas vizitës së tij të fundit në Serbi. Akuza e tyre themelore është përmbledhur në tezën se shefi i qeverisë së tiranës me flet me Beogradin edhe në emër të Prishtinës. Në fakt deri më tani kjo histeri nuk ka pasur asnjë provë. Natyrisht Rama ka folur për Kosovën me homologun e tij Vuçiç, por jo në emër të saj.
Atëherë si shpërtheu kjo histeri? Cilat janë shkaqet e saj?
Disa emra të njohur të shtypit shqiptar janë munduar ti përgjigjen kësaj pyetjeje. Sipas Blendi Fevziut, “…duket thjesht se ka një përpjekje në Prishtinë, për të qenë nervozë me Tiranën, për të kontestuar çdo qëndrim të saj. Dhe kjo përpjekje është politike”. Po për interesa politike në këtë sulm frontal flet edhe Mero Baze në editorialin e tij: ““Një mesazh që ka shpërthyer këtë moment por që shkon përtej momentit dhe reflekton interesa konkrete të klasës politike të Prishtinës”. Ndërsa Baton Haxhiu ne shkrimin e vet (Lexo ide Lapsi.al) shkon pak më tej duke kërkuar gjenezën e kësaj historie: “Ky elektrizim ka filluar që nga botimi i një artikulli të ashpër nga Petrit Selimi. Ai akuzonte Ramën se po u shërben serbëve duke shpërfillur kontributin e shtetit të Kosovës në ndërtimin e autostradës transballkanike, që një zyrtare e Bankës Qendrore e quajti “autostrada e paqes” thotë Haxhiu i cili shton:“Kam heshtur ndaj shkrimit të Petrit Selimit, i cili përfaqësonte një ide të tij dhe të Partisë Demokratike karshi Edi Ramës, sepse mendoja se ishte një moment hidhërimi i autoriteteve të Prishtinës.
Por, pastaj foli edhe Enver Hoxhaj. Dhe u bë e qartë se situata nuk është naïve”. Në fakt e gjithë fabula ishte larg së qeni naïve. Deklaratat e ministrit të jashtëm të kosovës kaluan çdo cak. Enver Hoxhaj, e përçmoi peshën globale të Shqipërisë. Kosova, sipas tij, komunikon me Amerikën kur ka nevojë për ndihmë diplomatike nga Tirana dhe as që ajo të flaës në emër të saj.
Po atëhere kush fshihet pas këtij sulmi politik dhe jo spontan? Në editorialin e tij Mentor Nazarko hedh një ide të guximshme. Ai akuzon Hashim Thaçin se po frymëzon sulmet ndaj ish mikut të tij Rama. Madje sipas Nazarkos presidenti i Kosovës po bën të njëjtën lojë që bëri edhe kundër Berishës, duke u pëshpëritur në vesh diplomatëve amerikanë se Berisha po ngatërrohet me punët e Kosovës. Nazarko e ka quajtur atë që po ndodh “reagim nervoz, mbrapa të cilit qëndron Presidenti Thaçi” dhe ka arsyetuar: “Derisa një muaj më parë, foli Petrit Selimi, i njohur si penë e mirë, mund edhe të supozoje se ai e kishte bërë me kokën e vet gjithçka. Po kur foli dhe ministri Hoxhaj, atëherë tabloja u bë më e qartë: mbrapa këtyre reagimeve qëndron shefi i tyre”.
Po cilat janë arsyet se pse Hashim Thaçi i njohur si mik dhe aleat i Ramës prej kohësh, do të qe i interesuar ta dobsonte rrolin e kryeministrit të Shqipërisë? Duke mbledhur alidimet dhe copëzat e pazllit të shpërndarë nga komentatorët e dy vendeve ka disa hipoteza.
E para Thaçi është i mërzitur me Ramën me qëndrimet ambige që ky i fundit ka mbajtur ndaj Vetëvendosjes që konsiderohen si armiqtë për vdekje të kryeministrit të Kosovës. Dhe ai ka gjetur rastin ti kthejë reston.
Një version i dytë është se ai nuk e duron dot rolin e protagonistit të Berishës dje dhe të ramës sot lidhur me çështjet rajonale. Thaçi e ka quajtur atunë e tij kryesore politike mbajtjen e mardhënieve me aleatët perendimorë dhe kur dikush kërkon të luajë rol rajonal aq më tepër me bekim përendimorë kthehet automatikisht në rival të tij.
Hipoteza e tretë e tejkalon cakun politik. Ajo ka të bëjë më fushatën e re që po zhvillon një pjesë e kastët së prishtinës për të krijuar një identitet kosovar, të ndryshëm nga ai i shqiptarëve të Shqipërisë.
Me duar të lidhura nga një qeverise e korruptuar, nga një zhgënjim i aksionit të tij politik, nga qëndrimi i gjatë në pushtet, njeriu i luftës dhe i nëshkrimit të pavarsisë po kërkon të kacavirret pas një fabule të re. Identitetit të ri kosovar. Pikërisht për këtë u bë promovuesi më i madh i medaljes olimpike të Majlinda Kelmendit. Pikërisht për këtë bëri thirrje publike që shembulli i rashicës të ndiqej edhe nga futbollistë të tjerë që luanin për Shqipërinë. Pikërisht për këtë është angazhuar për zvetnimin e flamurit të kuq që simbolizon përgjakjen nga luftrat në emër të atij blu që hymnizon ëndrën europiane. Në këtë kuadrë edhe protagonizmin e Ramës në mardhënien me Vuçiin ai e shikon si pengesë ndaj kësaj fabule. Ndaj ka vënë njerzit e tij ta sulmojnë kryeministrin shqiptar.(Lapsi.al)