BallinaLajmeNis pyllëzimi i rreth 300 hektarëve tokë pyjore

Nis pyllëzimi i rreth 300 hektarëve tokë pyjore

Të ngjajshme

Trump: Marina e Iranit është reduktuar në varka të vogla me mitralozë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nëse Shtetet...

“Përtej hekurave”

Nga Driton Fejzullahu Mbrëmë isha në Shkup, në shfaqjen me...

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi,...
Në vazhdën e aktiviteteve të shumta që janë duke u zhvilluar nga Agjencia Pyjore e Kosovës, edhe në vjeshtën e këtij viti është filluar projekti i përvitshëm, ,,Pyllëzimi i sipërfaqeve të zhveshura dhe mirëmbajtja e tyre edhe për dy vite në vazhdim’’.

Ky projekt është duke u financuar nga MBPZHR – Agjencia Pyjore e Kosovës dhe është duke u implementuar nga dy kompani që janë kontraktuar.  Sipërfaqja e përgjithshme e planifikuar për pyllëzim është 295 hektar e ndarë në 3 Llote të ndryshme në të gjithë Kosovën

Edhe këtë vit fidanët për pyllëzimin e këtyre sipërfaqeve janë marrë nga Fidanishtja pyjore që gjendet në fshatin Araberd të Istogut, e që është pjesë e Agjencisë Pyjore të Kosovës. Punimet janë duke u monitoruar nga Agjencia Pyjore e Kosovës, në bashkëpunim edhe me Autoritetet Pyjore Komunale.

Projekti vetëm për pyllëzim ka filluar me datë 1 Tetor 2016 dhe pritet të përfundoj deri me 15 Nëntor 2016, ndërsa mirëmbajtja e tyre do të bëhet deri në fund të vitit 2018. Po ashtu me kërkesën e Komunës së Fushë-Kosovës, Agjencia Pyjore e Kosovës i ka ofruar një numër prej 25.000 fidanësh falas, për pyllëzimin e një sipërfaqe prej 10 hektar.

Ndërsa projekti i dytë që është duke u implementuar nga APK-ja, është edhe ai i ,,Mirëmbajtjes së pyllëzimeve të realizuara në vjeshtën e vitit 2015‘‘. Edhe ky projekt është duke u financuar nga MBPZHR – Agjencia Pyjore e Kosovës, dhe sipërfaqja e përgjithshme që duhet të mirëmbahet është 172 hektar. Punimet janë duke u zhvilluar nga një kompani e vetme, e cila është përgjegjëse për mbarëvajtjen e këtij projekti deri në fund të vitit 2017.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz