back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaKulturëÇ'rëndësi kanë shekujt në letërsi?

Ç’rëndësi kanë shekujt në letërsi?

Të ngjajshme

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Emmy 2025: Kush janë prezantuesit dhe cilët janë favoritët kryesorë për çmimet?

Gjithçka është gati për natën më të madhe televizive...

 

Shkruan Kadri Mehmeti

Kjo teme ka qene edhe do mbetet nje prej polemikave mes kritikeve, teorikeve, shkrimtareve dhe atyre qe jane lexues te zellshem pergjate shekujve. Se sa do ndryshoje reportori i pranise se nje shkrimtari apo nje tjetri me kalimin e kohes mbetet pune e shekujeve e vecanerisht nje shekulli te caktuar,qe i jep vleren dikujt me pak e dikujt me shume. Meqenese jeta dhe te gjitha aktivitetet shoqerore po zhvillohen me ritme te shpejta ashtu sikur edhe zhvillimet e teknologjise dhe te fushave te tjera.Ashtu edhe letersia po merr menyra dhe ide te tjera perceptuese,te cilat sadopak do t’ia ndryshojne rrjedhen cdo periudhe letrare por edhe periudhave pararendese e mbasrendese. Shtrohet pyetja cka ndikojne shekujt ne rendesine e nje letersie te caktuar apo rendesine e nje shkrimtari?

Kuptohet qe gjate nje shekulli ekziston nje numer i madh i shkrimtareve,nje numer i madh perkthimeve gjithashtu edhe i kritikave,por gjithe keto qe permenda,mund te jene vetem pjese vetem te atij shekulli ,pavaresisht qe ndokush mund te vleresohet per ate qe nuk e ka dhe dikush mund te ulet e te nenvleresohet ,deri ne ata kufij qe te mos kuptohet e te nenvleresohet nga lexuesi.

Ne shekullin tjeter meqe nuk ekzistojne aferite apo sistemet te cilat i japin ngjyren shkrimtarit apo rrymes letrare ,zbulohen te gjitha maskat e nje letersie te deshtuar,duke nxjerre ne pah,ata qe me te vertete e kane merituar do te shfaqen qofte edhe mbas nje shekulli perskutimi nga propagandat e rrejshme te cilat e kane krijuar nje grup idiotesh,qe perkrahin pa i lexuar ata qe nuk kane vlera,ose edhe nese i kane lexuar ju pelqen mendimi i masave,e jo i shijes se vete.

Disa e bejne qe te mos duken te cmendur perpara asaj qe ofron shoqeria,ndersa disa te tjere respektojne me shume shijen e atyre njoheseve ,qe pershkruajne letersine e atij shekulli .Natyrisht,askush nuk do qe te mundohet ,per te kuptuar sesa vlen nje realitet .Secili perpiqet t’ia respektoje rolin njohesit te fushes se caktuar,per te mos i vene lak ne komentin e tij mbi periudha te caktuara.Mbas ketij shpjegimi kuptohet,se shekulli i tjeter duke mos pase asnje arsye per ta perkrahur shkrimtarin ,dhe duke qene shoqeri me vlera te tjera njohese,fillon te vleresoj pa bere dallime shprehese,dhe pa u munduar te lexoje kritikat apo fjalet e mira e stermadhezimet e nje realiteti te paqene.

Kjo ben qe cdo shekull i kaluar vleresohet ne menyre te drejte,vleresohet ne ate menyre pasi autori te kete vdekur shume kohe me heret dhe te mos kete ekzistuar gjenerata e tij ,per ta vleresuar me nota afirmuese,qofte te shoqerise se perbashket,ideve te perbashketa,apo qellimeve te tjera shoqerore.Ne kete aspekt konstatoj qe shekulli i tanishem nuk duhet ta vleresoj kohen e tanishme,por as ta mohoj ate.Kjo nuk do te thote qe keta nuk e njohin shekullin e tanishem,por brenda njohjes te kritikeve dhe lexuesve te sotem ekzistojne motive shoqerore te cilat ia ndryshojne vlerat e verteta nje vepre.

Mbi keto parime qe thame shekujt jane spastrues te vlerave qe nuk ekzistojne,dhe pavaresisht perskutimit mediatik qe i bejne te tjeret,apo perkrahjes mediatike si ne te mire si per keq,zerat qe ishin te mire do shembellejne dhe do kumbojne ne ate drejtim qe kane punuar,ndersa e kunderta do ndodh me klishete dhe jocilesine.Shtrohet pyetja a kane qene me te vertete te mire ata shkrimtare ,flasim per ata shkrimtare dhe ate letersi qe ne kohen e vete kishin famen dhe peruljen e lexuesit ndaj tyre.Me gjithe gojen do te themi po,por arsyeja qe ato vepra mbas shume shekujsh nuk po e kane vleren e njejte ,mese e qarte per ta kuptuar,ashtu sic kane evoluar shume pajisje ne teknologji ,ashtu edhe ne Letersi dhe ne cdo shkence ka ndryshime aq te medha,saqe po te permendet produktet e para qe jane prodhur spaku para 50 vitesh sheh nje disharmoni ne dobi te zhvillimit te tanishem.Por ,pavaresisht qe ne hark ka shume vepra qe para 500 ose 400 ose 300 vitesh dallohen shume lehte ,shkrimet qe ju perkasin dy shekujve te kaluar jane me te peraferta dhe nuk e kane humbur edhe shume freskine e tyre.Sa me shume qe te ecin shekujt aq me shume do humbasin shume shkrimtare,dhe shume vepra,per tu ruajtur vetem ajo pjese cilesore,vetem ajo letersi e cila mund te vendoset si manual i veprave me te medha e te perbotshme .Mendohet qe mbas shume shekujve ,te largohet interesimi per shume vepra qe edhe sot konsiderohen si vepra te medha te percjellura nga nje numer i madh lexuesish.Ama gjithehere sa me shume qe te perparoje njeriu,aq me shume do zhvendosen nga raftet mijera libra te rafinuara per te edukuar brezin,ato do te zevendesohen per tju lene vendin brezit me te ri .Ato nuk do te zevendesohen per kohen qe jane shkruar,sepse ne ate kohe kishin meriten e nje brezi ,por per shekujt e mevonshem,me shume do perdoren vetem si kulture historike dhe gjuhesore.

Ne nje menyre disa prej tyre do marrin rolin e folklorit qe e kishte dikur,si percjellese zakonesh ne veprimtarite jetesore te njerezve.Duhet te theksohet qe veprat e medha,qe me te vertete do e kene peshen per te mbijetuar neper shekuj,ato do i jetojne shekujt,sic iu kane mbijetuar te gjitha ndryshimeve historike,gjuhesore,ato ne thelbin e tyre do e ruajne ate dashurine per ta percjellur lexuesin neper kohe .Dhe vetem koha do te ofroje te veten,vetem ajo do t’i bind edhe vete shkrimtaret e diteve te sotme,qe te punojne me seriozitetin me te madh,nese deshirojne te mbesin per nje kohe ne treg,apo me punen e jashtezakonshme qe tiu mbijetojne tregut te shekujve .Eshte edhe nje kategori shkrimesh te cilat kane fatin t’iu mbijetojne shekujve pavaresisht vleres qe kane,e cilat jane ato vepra.

Ka nga ato vepra te cilat nuk konsiderohen si te medha,mirepo ato permbajne nje lloj simpatie ,e cila i terheq lexuesit tejskajshmerisht.Njeriut nganjehere i duhet te largohet nga seriozja,nga ajo qe e ben te lodhur ne kerkim te misterit.Prandaj ai zgjedh disa forma librash,per tu kenaqur,vepra humoristike,sarkastike,deri te ato qe jane thjeshte nje perpjeke per te ikur nga asgjeja.Shkrimtari ne thelb nuk ka bere asgje me ate veper,mirepo ka trajtuar disa vese te shoqerise,sidomos ato vese te rendomta qe per ato jane shkruar mijera e mijera faqe.Per nga vlerat mund te mos vijne fare ne konsiderim,por per nga menyra e te shprehurit ose per nga menyra si ju duhet publikut e kane ate sharmin qe te ngjisin pas vete .

Disa percaktime varen edhe nga shija e te tjereve.Ndodh qe per nje kritike te tere te pelqehen veprat elitare,ndersa per nje mase te gjere lexuesish te mos njihen fare .Por me rendesi eshte qe te kuptohet se kritika eshte gjithnje nje hap apo nje shekull para lexuesit.Flasim per ata lexues kritikë qe me te vertete kane sensin per te kuptuar,dhe per te analizuar ata qe eshte e mire apo e pavlere.Si i humb vlera nje shkrimtari gjate shekujve?Ne e kuptojme Shekspirin si nje prej gjenive te kohes se vete dhe nje prej autoreve me te medhenj qe ka pase bota.Ne e shohim gjeniun e nje shekulli ,si nje njeri i cili parasheh gjerat per disa shekuj per nje shumice autoresh themi ne kete kontekst,sepse ka ndonje prej autoreve te para disa shekujsh qe tani nuk permbush vlerat qe permbushte para dyqind ose treqind vitesh.Ka ardhe nje kohe tjeter civilizimi e cila permban te tjera kerkesa shoqerore .

Disa gjera qe autori ne fjale per shekuj i plotesonte ,tash thuase i humbi vlerat.Shtrohet pyetja pse? Per arsye se vetem ata qe jane gjeni te gjenive edhe kesaj dite e ndoshta edhe mbas shume shekujeve do te ruajne universalitetin dhe unikalitetin sikur rasti i Shekspirit apo Leonardo Da Vinçit ne artin figurativ .Pse nuk e kane arritur te tjeret kete perjetesi?Eshte e qarte shume shkrimtare gjeniale kane kufijte e vete gjenialë,ata mberrijne te revulocionarizojne artin deri ne nje mase ,te parshikojne per brezin e tyre,dhe disa shekuj te tjere,por pastaj disa gjera ndryshojne,kur kufiri i tyre mbaron.Dhe disa mendjelehte thone se,X autori paska bere shaka,dhe gjithkund per te shkruhej se ishte gjeni,ndersa po ta lexosh nuk ta mbush syrin fare.Eshte e vertete .Por ,ama,ai gjeniu kishte kufirin e vete,ndersa mendja jone gjykuese jo,sepse gjerat qe krijohen ,krijohen per te njohur nje realitet dhe jo per ti vene pike aty ku eshte vec fillimi.Pikerisht te mos kuptosh dialektiken historike,eshte si te mos e njohesh zanafillen e saj.

Shkrimtaret qe tani nuk kane vlere,por dikur para shume shekujve kishin,ata nuk zhduken por mirren si model i historiczmit letrar,dhe ne kete menyre behen krahasimet e letersive neper kohe.Dallimi mes nje letersie te atehershme(para shume shekujsh)te pavlere,me nje letersi poaq me vlera (por e sotme),kjo tregon per vlerat e atyre autoreve dhe jo vleren e ketyre te sotmeve qe krahasohen me ta .Ata tani jane te keqi ,por ne kohen e tyre kishin vlera te padiskutueshme.Megjithate disa gjera nuk kane percaktues te qarte,prandaj kritika dhe vete shekujt si pjese kritike e bejne vetedijen e njeriut te ve kufi dhe vlera te cilat mund te jene por edhe mund te mos jene.Shekulli eshte nje spastrues,ashtu sikur vdekja le hesapet me ata qe nuk e kane qendrueshmerine qe ti perballojne.

Ai deshiron qe te mos krijoje ngaterresa,klishe,sepse posa qe dicka humb vlerat mbetet thjeshte nje besim i kohes se vete,respektohet deri ne ate mase sa te mos thuhet ka qene i çmendur autori apo edhe vete periudha e asaj kohe .Ajo qe lihet pas dore nga shoqeria e motivuar,e motivuar per te perkrahur idhuj te paqene,ate e ploteson shekulli,duke i dhene cmimin e asaj qe dje ishte gjigante ndersa sot neveritese.

Cdo shoqeri mbledh te mirat e shoqerise tjeter.Cdo shoqeri kujdeset qe mbas vjeljes se atyre vlerave,te shlyej gjithcka me gome ,per te mos e kujtuar memecerine e atij shekulli te kaluar e pa lavd .Keshtu,shekulli duke vleresuar njeri-tjetrin,njeri pas tjetri,e zhvillojne ligjin jetesor,i riu me te riun i vjetri me te vjetri,ai qe mbijeton ekziston,ata qe bejne prirje jo te pershtatshme vdesin se bashku me plaqken e vete.

C’perparesi kane shekujt e kaluar?Ata lene jehonen e nje zhurme qe mund te kumboje vetem ne imagjinate ,ata tjerrin ate memeceri mosvleresuese qe gjithehere e kane parapare keta qe jetojne ne shekullin e tanishem.Kjo i bie qe ata ndoshta skane ditur,ama ata gjithmone shihen si referim i kalimit te kohes,si nevoje per te njohur ndoshta dicka me ekzaltuese ,per te njohur kuptimin.Ata na ofrojne tradicionalen ne letersi,ne krahasim qe ne jemi modernet,ndersa na ofrojne tradionalen edhe ne transedence,ne ate qe ne smund te zbulojme ate qe duam ,dhe ne kete kontekst ne jemi te barabarte,madje me nje nuance besimi dhe vleresimi te gjerave me te dobet,per arsye se sa me shume qe te rritet nevoja per te njohur aq me shume shtohet gjykimi se sa kane besuar ata dhe sa ne.Ajo qe iu referohet vlerave te te pareve,eshte se kemi gjetur shume gjera te gatshme dhe mund te zhvillojme shume lehte veprimtarine e cila ka shekuj te tere qe eshte zhvilluar.Prandaj nuk thuhet se kane vlere te njejte te zhvillimit mendor nje poet antik dhe nje i diteve te sotme.Sepse poeti antik ka vlere me te madhe jo ndoshta letrare por esenciale.

Sepse ne dijme qe poeti antik ka filluar te shkruaje,atehere kur shume pak vete kane shkruajtur,ndersa poeti i diteve te sotme e ka edhe kornizen gjenetike te zhvilluar,pasi qe prej tash ka mbi 2000 vite zhvillim intelektual ,dhe po ta kthenim te njejtin poet modern ne ate kohe ndoshta do ishte nje njeri i rendomte sikur te tjeret .Poetet e harruar per vlerat e tyre te rendomta mund te jene nismetaret,dhe themeluesit e ketij qyteterimi te sotem.Vleren e perbashket e kane ne krijim,vlera te ndara i kane ne themelim dhe ne vazhden e atij themeli.

C’vlere dhe c’perparesi kane shekujt me te afert!?Perparesia e pare eshte ;ne te zhvilluarit te nje veprimtarie.Para shume shekuj ishte shume e veshtire qe te ishe nje gjeni letrar,ndersa sot ka mundesi per te qene me i mire ne nje fushe por edhe ne letersi,pikerisht per shkak te zhvillimit intelektual shekuj me radhe .Sot gjeniu letrar eshte nje gjeni i krijuar nga leximet dhe mundesite e shumta per tu informuar,ndersa ne kohe te hershme ajo ishte me shume imagjinate ndonjehere edhe naive.Saqe po te lexohet ndonje poezi e vjeter,ka gjera qe per sot te duken te kalbura,dhe te dala jashte mode.Prandaj une me larte e vleresova shume gjeniun e atehershem letrar pikerisht per mundesite e pakta qe kishte per te qene i mire .Prandaj kontrastet duhet te mirren me nje gjakftoftesi ,ne menyre qe te behet baraspesha mes shekujve e cila gjithehere del ne te mire te shekullit qe eshte ne radhe.Mund te quhet qe natyra u ka bere te padrejte atyre qe jetuan ne shekujt e kaluar,per ndjenjen se keta te shekujve me te ri do te konsiderohen me te mire gjithnje,deri ne nje zhvillim,kur zhvillimet ne te gjitha fushat mendore do perjetojne nje renie,ku te gjitha gjerat do humbasin kuptimin e vete.Por ky eshte debat teper i diskutueshem edhe moralisht(fetarisht)dhe mbetet te diskutohet atje,ndersa ketu na takojne vetem ato arsye shkencore logjike per te debatuar,rreth asaj qe i perket nje shekulli apo nje tjetri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz