back to top
Saturday, August 23, 2025
BallinaLajmeA po paralajmërohet dështimi i Demarkacionit me Malin e Zi

A po paralajmërohet dështimi i Demarkacionit me Malin e Zi

Të ngjajshme

Paracetamoli mund të rrisë rrezikun për autizëm dhe ADHD tek fëmijët në barkun e nënës

Gratë shtatzëna duhet të marrin paracetamol vetëm me këshillën...

Hakerët ndërprenë komunikimin me më shumë se 60 anije iraniane

Grupi i hakerëve “Lib-Duhtegan” njoftoi se kreu me sukses...

Yndyra e ‘fshehur’ po ju plak në heshtje

Edhe njerëzit e dobët mund të jenë në rrezik...

Kur fillon plakja e vërtetë?

Edhe pse koha kalon në mënyrë të njëtrajtshme, trupi...

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, i ka deklaruar gazetës “Zëri” se Kosova nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme edhe nëse dështon miratimi i Demarkacionit në Kuvend. Sipas tij, nëse dështon kjo marrëveshje, pasojat i bartin qytetarët.

Deputetët e koalicionit qeverisës, të cilët deri më tani e kanë kundërshtuar Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, nuk kanë ndryshuar qëndrim për këtë çështje. Për këtë shkak drejtuesit e Qeverisë së Kosovës ende nuk janë të sigurt nëse Demarkacioni do të mundë të kalojë në Kuvend.

Prandaj thonë se edhe nëse nuk kalon Demarkacioni në Kuvend, Kosova nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, njëherësh këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë për gazetën “Zëri” se mosratifikimi i kësaj marrëveshjeje nuk rrezikon ta dërgojë vendin në zgjedhje. “Qeveria nuk frikohet nga Demarkacioni fare pasi që kjo nuk është çështje e interesit parcial, por kombëtar. Nëse nuk kalon pasojat i bart tërë shoqëria. Do të procedohet në kohën kur mendohet se është më e përshtatshme për të kaluar. Dështimi i miratimit nuk na dërgon në zgjedhje, por i ngadalëson e i ndërpret disa procese të tjera me rendësi të përgjithshme”, ka theksuar Gecaj. /Zëri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz