back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaShqiptareAlarmojnë avokatët: Të burgosurit e Kumanovës dhunohen përditë, institucionet heshtin

Alarmojnë avokatët: Të burgosurit e Kumanovës dhunohen përditë, institucionet heshtin

Të ngjajshme

Përfshihet nga zjarri një lokal tek “Rruga B” në Prishtinë

Një incident zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në...

Ndahet nga jeta Asllan Osmani nga Buroja e Skenderajt ( FOTO)

Është ndarë nga jeta Asllan Bajram Osmani nga fshati...

Kryeziu: Kushtetuesja e ka qartësuar procedurën e konstituimit të Kuvendit

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se aktgjykimi...

Maltretimet ndaj të akuzuarve në rastin Lagjja e Trimave, po vazhdojnë për më tepër se një vit. Avokatja  Artene Ademi thotë se gjatë transportimit nga burgu për një gjykatë, pjesëtarët e njësive speciale kanë maltrtuar për një orë të akuzuarit Enverhoxha Klain. Ajo kërkoi nga përfaqësitë ndërkombëtare që të ndihmojnë në parandalimin e dhunës.
“Dje, më datë 4 tetor 2016, i akuzuari Enver Hoxha Kllaj, shtetas gjerman, nga një pjesëtar i policisë kapet për flokësh dhe nga pas me forcë i përplaset koka herë për kokën e të akuzuarit Musadik Pajaziti e herë për hermelinën. Atij I shkakohen lëndime edhe në pjesën abdominale edhe nën-abdominale, ai shahet me nënë dhe komb, fyhet, kërcënohet dhe përbuzet”, deklaroi avokatja Artene  Ademi.
Avokati i Popullit Ixhet Mehmeti, e quan skandaloze faktin që Prokuroria publike nuk po merr parasysh dëshmitë për keqtrajtimin e pjestarëve të grupit të Kumanovës.
“Është e pakuptimtë dhe e pa tolerueshme heshtja e prokurorisë në lidhje me denoncimet e avokatit të popullit për dhunë policore dhe për provat e grumbulluara  qofshin ato materiale dhe verbale , në anën tjetër poshtu është e pa tolerueshme heshtja dhe mos marrja e masave nga MPB-ja  në raste kur kemi dhune policore e të konstatuar nga avokati i popullit”, tha avokati i popullit Ixhet Memeti.
Nga burgu I Shutkës thonë se pas çdo seanca gjyqësore të burgosurit i nënshtrohen  një kontrolli mjekësorë dhe raporti i dorëzohet gjykatës. Nga ana tjetër, zëvendësministri i Punëve të  Brendshme  vazhdon të deklarojë se këto raste po hetohen.
“Për rastin konkretet  ndoshta edhe arsyetimet  inductive dhe dintuktive do të jenë në shërbim të procesit prandaj së bashku me autorët të tjerë  përfshirë edhe avokatët  klientëve prokuroria publike dhe gjykata dhe të gjithë bashkë si bashkërendisim aktivitetet që e vërtete të del në shesh ”, tha Agim Nuhiu, zv ministër i brendshm.
Për shkak të maltretimeve në seancat e kaluara gjyqësore, të akuzuarit disa herë  kanë kërkuar  ndërhyrjen e ndihmës mjekësore.
Seancan e radhës për rastin e Kumanovës do të mbahet nesër.

Të Fundit

Sport

ShowBiz