back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaRegjionaleFabrikat e Skenderajt u bënë markete

Fabrikat e Skenderajt u bënë markete

Të ngjajshme

Kosova nikoqire e javës së CEFTA-s, kjo është agjenda

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me...

Ish-ministri Latifi merr një detyrë të re në Universitetin e Prishtinës

Ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, është zgjedhur drejtor i...

Rubio thotë se ka disa përparime në bisedimet me Rusinë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se...

Linjat e transportit publik i kthehen qarkullimit, zgjidhet problemi në mes tyre dhe institucioneve

Prishtina, mëngjesin e së mërkurës u kthye në normalitetin...

Pesë fabrika ia kishin dhënë Skenderajt epitetin e qytetit industrial, prodhimet e disa prej të cilave plasoheshin edhe në tregun e jashtëm. Ndërsa tani, siç thonë në Skenderaj, “zhvillimi ekonomik” bazohet mbi numrin e madh të pompave të benzinës, qendrave tregtare dhe marketeve. Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore në komunën e Skenderajt ka lënë pa punë rreth 3 mijë drenicas

Para luftës, kur Serbia ende nuk kishte aplikuar masat e dhunshme në ndërmarrjet, fabrikat dhe institucionet në Kosovë, Skenderaj, ndonëse një qytezë me pak banorë, njihej si qendër e madhe industriale. Pesë fabrika ia kishin dhënë Skenderajt epitetin e qytetit industrial, prodhimet e disa prej të cilave plasoheshin edhe në tregun e jashtëm.

Ndërsa tani, siç thonë në Skenderaj, “zhvillimi ekonomik” bazohet mbi numrin e madh të pompave të benzinës, qendrave tregtare dhe marketeve. Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore në komunën e Skenderaj ka lënë pa punë rreth 3 mijë drenicas, ndonëse disa nga ndërmarrjet pas privatizimit kanë punësuar një numër të tyre, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Privatizuesit e ndërmarrjeve shoqërore janë përkujdesur që përparësi në punësim t’u japin familjarëve të tyre, të afërmeve të vet, miqve dhe dashamirëve e pastaj ndonjërit prej atyre që kanë derdhur djersë për shumë vjet në këto ndërmarrje. Më e njohura ka qenë fabrika e municionit të gjuetisë “Trepça”, e cila nuk është privatizuar vetëm për faktin se ndodhet në hapësirën e Kompleksit Memorial në Prekaz.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz