back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeMustafa: 1 tetori 1997, dëshmi e vendosmërisë për liri

Mustafa: 1 tetori 1997, dëshmi e vendosmërisë për liri

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar protestën e organizuar nga studentët e Kosovës – më 1 Tetor 1997.

Ai ka thënë se kjo protestë dëshmoi në esencë vendosmërinë e paepur të popullit të Kosovës për Liri, Pavarësi dhe Demokraci.

“Protesta e 1 tetorit 1997, është një prej ngjarjeve shumë të rëndësishme në historinë e rezistencës së popullit të Kosovës ndaj regjimit të Millosheviqit”, ka thënë ai. “Studentët, profesorët dhe qytetarët e Kosovës nuk i ndali as dhuna e shfrenuar e regjimit kriminal për të demonstruar aspiratat e tyre dhe për t’i realizuar ato, më pas. Sot, Republika e Kosovës është shtet sovran dhe i pavarur, falë sakrificës dhe përkushtimit të të gjitha shtresave të shoqërisë kosovare, rezistencës paqësore dhe luftës çlirimtare, me përkrahje të pazëvendësueshme të SHBA-ve dhe vendeve tjera demokratike evropiane dhe më gjerë”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz