back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajme“Gostivari pa mbeturina”, vullnetarët pastrojnë qytetin

“Gostivari pa mbeturina”, vullnetarët pastrojnë qytetin

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Aksionit Nacional “Maqedonia pa mbeturina”, e iniciuar nga Organizata “Hajde Maqedoni”, dhe e financuar nga Agjencia zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) përmes projektit “Civika Mobilitas”, i’u bashkua edhe Komuna e Gostivarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në organizim të Këshillit Rinor dhe me mbështetje të administratës komunale dhe shkollave fillore dhe të mesme, në mënyrë të organizuar prej përpara objektit të Komunës së Gostivarit, grupet filluan pastrimin e hapësirave publike në pjesën qendrore të qytetit, me theks të veçantë tek parku i madh, stadiumet dhe shëtitorja e qytetit.

“Qëllimi i aksionit të sotëm ishte pastrimi i mjediseve publike brenda qytetit. Vullnetarët iu përgjigjen pozitivisht ftesës sonë. Porosia është që sa më pak të ndotim mjediset publike dhe sa më shumë të kujdesemi për ambientet ku jetojmë”, tha Artan Fejzuli, kryetar i Këshillit Rinor.

Pajtim Saiti, përfaqësues i Komunës së Gostivarit, pohoi që aksioni është mbështetur edhe në vitet e kaluara do të mbështetet edhe në të ardhmen, sepse simbolika është tejet e madhe.

“Në emër të kryetarit Bejta ju shprehim falënderime të gjithë vullnetarëve që ndodhet sot këtu. Mirënjohje edhe për mediat që pasqyrojnë aktivitetet e tilla. Aksioni realizohet në 50 komuna të Maqedonisë. Edhe pse Komuna e Gostivarit është ndër Komunat dhe me mburrje mund të them se është Komuna ma e pastër në Maqedoni, ne si administratë komunale dhe kryetari i Komunës, vlerësuam që aksionit duhet t’i japim mbështetje”, tha Saiti.

Aksionit iu bashkuan edhe mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollave. Në emër të tyre foli drejtori i Gjimnazit të Gostivarit, Xhezi Kamberi.

“Sot jemi mbledhur bashkë për të realizuar aksionin për pastrimin e qytetit. Është aksion që duhet mbështetur. Numri i nxënësve është i konsiderueshëm dhe na gëzon fakti që pikërisht të rinjtë e qytetit janë promotorë të zhvillimeve pozitive siç është edhe ky aksion”, u shpreh Kamberi.

Komuna e Gostivarit u kujdes për sigurimin e dorëzave dhe qeseve të najlonit që u shfrytëzuan nga vullnetarët për grumbullimin e mbeturinave, të cilat më pas u deponuan nëpër kontejnerë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz