back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajme16 kadetë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dhënë...

16 kadetë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dhënë sot betimin në kazermën “Adem Jashari”

Të ngjajshme

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani dëshiron...

Kylie dhe Timothée bëjnë pazar për rroba banjoje

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet morën pak rroba me...

Lushaku-Sadriu: Abdixhiku e meriton të vazhdojë në krye të LDK-së

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu,...

16 kadetë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dhënë sot betimin në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Sot në FSK janë betuar 16 kadetë të rinj, 15 nga Kosova, 1 nga Shqipëria, prej tyre dy vajza.

Me rastin e kësaj ceremonie ministri i FSK-së Haki Demolli, transmeton kp, tha se FSK është e përkushtuar dhe objektivi i saj është ndërtimi i një force moderne e profesionale të sigurisë, të trajtuar mirë dhe të pajisur me infrastrukturë sipas standardeve të Aleancës Veri-atlantike .
Demolli tha se sot janë rreshtuar kadetët më të mirë, ata që me sukses të dalluar i kanë kaluar të gjitha testet, e që kanë plotësuar më së miri të gjitha kriteret për këtë lloj të studimeve.
Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, tha se kjo qendër ka bërë një traditë me të cilën po krenohen të gjithë.
Ai iu është drejtuar kadetëve të rinj sipas të cilit ky betim obligon me përgjegjësi të reja dhe e dallon nga moshatarët e tyre, duke dhënë më të madhen prej tyre.
Në mesin e 16 kadetëve që dhanë betimin sot është edhe Luan Haradinaj, djali i dëshmorit të kombit Shkëlzen Haradinaj.
Për të parë nga afër betimin e nipit të tij, në ceremoni kishte ardhur edhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz