BallinaBotëObama: Ja përse nuk e përdori termin ‘terrorizmi islamik’

Obama: Ja përse nuk e përdori termin ‘terrorizmi islamik’

Të ngjajshme

Kripa: Sa na duhet vërtet?

Kripa është konsideruar prej kohësh si një nga “armiqtë”...

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Presidenti amerikan, Barack Obama, është kritikuar mjaft shumë nga kundërshtarët e vet politikë për retoriken e vet sa i përket terrorizmit.

Por, dje, në studion e CNN, atij iu kërkua që të justifikohet se pse refuzon të thotë terrorizmi “islamik” para një nëne të organizatës joqeveritare “Gold Star Mothers”, transmeton Express.

Obama u përgjigj duke i përshkuar këtë si çështje “disi të fabrikuar”.

“Nuk ka dyshim, dhe vazhdimisht e kam thënë, kur shohim organizata terroriste si Al-Qaeda dhe ISIS… Ato e kanë çoroditur dhe shtrembëruar dhe kanë tentuar ta përdorin Islamin si mbulesë dhe arsyetim për barbarizmin themelor dhe vrasjet,” ka thënë Obama.

Obama ka insistuar se nuk ka fe që i arsyeton gjerat që ata i bëjnë.

“Këta janë njerëz të cilët kanë vrarë fëmijë, kanë vrarë myslimanë, kanë marrë robëresha seksi, prandaj nuk ka fe që do ta arsyetonte, në çfarëdo mënyre, asnjërën nga gjerat që ata i bëjnë,” ka shpjeguar Obama.

“Por, ajo nga çfarë kam bërë kujdes kur i kam përshkruar këto çështje është se duhet të sigurohemi se nuk i përfshijmë këta terroristë në një thes me miliarda myslimanë që ekzistojnë nëpër botë, përfshirë në vendin tanë, e të cilët janë paqësorë, të përgjegjshëm, të cilët, në këtë vend, janë bashkë ushtarët, bashkë oficerët, bashkë zjarrfikësit, bashkë mësuesit, fqinjët dhe miqtë tanë,” ka shtuar ai./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz