BallinaBotëItali, në Liguria miratohet “ligji kundër xhamisë”!

Itali, në Liguria miratohet “ligji kundër xhamisë”!

Të ngjajshme

Kripa: Sa na duhet vërtet?

Kripa është konsideruar prej kohësh si një nga “armiqtë”...

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Këshilltarët rajonal në Liguria, në veriperëndim të Italisë, kanë miratuar një sërë masash të cilat në mënyrë drastike kufizojnë lirinë e ndërtimit të objekteve të reja fetare.

Edhe pse ndalimi nuk është drejtuar ndaj ndonjë feje të caktuar, politikanë që kundërshtojnë miratimin e një vendimi të tillë pohojnë se ai padrejtësisht ka të bëjë me muslimanët, ndërsa shumë media italiane e quajnë “ligji kundër xhamisë”.

Në këtë ligji janë futur kritere kufizuese për ndërtimin e objekteve të reja të adhurimit, ndërsa autoriteteve rajonale u janë dhënë kompetence të mëdha që të vendosin për vendndodhjen dhe pamjen e objekteve fetare. Sipas ligjit, çdo plan i ri i ndërtimit duhet të jetë në përputhje me kriteret e “korrespondencës arkitektonike dhe dimensionale me peizazhin në Liguria”. Mediat italiane shkruajnë se përshkrim i tillë i minareve mund të perceptohet “jo-Ligurian”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz