Jeta e saj mori fund në moshën më të mirë. Ishte vetëm 34 vjeç, por Fillojeta nuk deshi të jetojë më gjatë.
Një hall i madh e shtyri atë t’i jap fund jetës duke u hedhur nga një objekt në lagjen Dardania në Prishtinë, shkruan Magazina.al.
Fillojeta, punonte si edukatore në shkollën fillore “Xheladin Gashi – Plaku” në Komoran. Por nxënësit më nuk do presin mësuesen e tyre të dashur.
Mungesën e saj përgjithmonë do ta ndjej edhe bashkëshorti i saj, me të cilën para dy vjetësh ishin martuar. Por gjithçka u pre në mes. /Magazina.al/

