BallinaLajmeNë Ditën ndërkombëtare të turizmit, Kadri Veseli ngjitët në majën e Vjellakut...

Në Ditën ndërkombëtare të turizmit, Kadri Veseli ngjitët në majën e Vjellakut (Foto)

Të ngjajshme

Trump: Marina e Iranit është reduktuar në varka të vogla me mitralozë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nëse Shtetet...

“Përtej hekurave”

Nga Driton Fejzullahu Mbrëmë isha në Shkup, në shfaqjen me...

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi,...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, ka vizituar bjeshkët e Rugovës. Me këtë rast, kryekuvendari është bërë anëtar nderi i Shoqatës së Bjeshkatarëve Alpin “Gjeravica”, dhe së bashku me promovuesin e bukurisë së natyrës së Republikës së Kosovës, Arben Islamin, u ngjitën në majën e Vjellakut.



Kryeparlamentari Veseli tha se turizmi kërkon angazhim për të ngritur cilësinë e ofertës, në veçanti në sektorin alpin, ngase, bjeshkët e Kosovës, janë pasuri e vërtetë e vendit tonë.



“Kosova ka natyrë të mrekullueshme. Sot, në Ditën ndërkombëtare të turizmit, përjetova nga afër natyrën e bukur me bjeshkatarët, gjatë ecjes në bjeshkën e Vjellakut në Rugovë. Turizmi mund të jetë një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik të Kosovës”, tha Veseli.



Kryeparlamentari premtoi angazhim në misionin e promovimit të vlerave alpine të shoqatës bjeshkatare “Gjeravica”, duke dhënë përkrahje jo vetëm për udhëzuesit turistik, por edhe shënjimin, promovimin e shtigjeve dhe ecjen alpine të kësaj shoqate, si dhe programeve promovuese alpine të “hiking njeri”, të drejtuar nga Arben Islami.



Po ashtu, kryetari Veseli, vlerësoi angazhimin e të rinjve të atraksionit të lëshimit me litar metalik, zip-line, duke theksuar se këto bukuri të rralla të Grykës së Rugovës janë mrekulli e veçantë e vendit tonë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz