Donjeta Sadiku ia doli, ajo e bëri krenare të gjithë Kosovën, por edhe shqiptarët në përgjithësi.
Boksierja kosovare është shpallur kampione e Evropës për juniore pasi e mposhti në finale ukrainasen Maria Cherednichenko.
Boksierja nga Gollaku ishte dominuese ndaj kundërshtares, ndaj së cilës ka fituar me plot meritë, duke e fituar medaljen e artë pasi gjyqtarët ia dhanë pikët asaj në mënyrë unanime. /Zëri/
