BallinaLajmeRasti Milenko: MPJ kërkon nga Bullgaria që të përmbahet nga provokimet

Rasti Milenko: MPJ kërkon nga Bullgaria që të përmbahet nga provokimet

Të ngjajshme

Raporti i PE-së: Mali i Zi, vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së

Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi...

Legjenda Schmeichel propozon transferimin e Granit Xhakës te Manchester Unitedi

Ish-portieri legjendar, Peter Schmeichel ka dhënë një mesazh të...

Anija nga Danimarka kalon Ngushticën e Hormuzit nën përcjelljen e ShBA-së

Kompania për transportin e mallrave të Danimarkës, Maersk bëri...

Telegrafi Maqedoni dje shkroi për gazetarin kontravers i cili shkatërroi pllakën përkujtimore të bullgarëve, që u vendos në majën malore të Kajmakçallanit, që u kushtohet ushtarëve bullgar të rënë në Luftën e Parë Botërore.

Ky akt ka shkaktuar reagimin e deputeti bullgar, Rosen Petrov, i cili ka kërkuar nga ministria e jashtme bullgare që të thirret në bisedë ambasadori i Maqedonisë në Sofje. Njiherit Petrov ia ka kujtuar Maqedonisë ndihmën bullgare në rastin e shpalljes së pavarëisisë nga Jugosllavia e atëhershme, pastaj edhe ndihmën ushtarake bullgare për Maqedoninë gjatë konfliktit të vitit 2001.

Ai ka theksuar se me një sjellje të këtillë Maqedonia i rrezikon eurointegrimet. Zheljko Bojçev, deputet socialist bullgar që ka marrë pjesë në vendosjen e kësaj pllake, paralajmëroi një fushatë për ngritjen e një përmendore të përshtatshme të re.

Sot Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar ndaj deklaratave të deputetëve bullgar duke thënë ”Nga MPJ e Maqedonisë kërkohet që fqinjët tanë të respektojnë procedurat ndërkombëtare për të vendosur buste dhe pllaka përkujtimore. Presim që institucionet në Bullgari që të shuajnë këto veprime dhe aktorët e vendosjes ilegale të pllakave përkujtimore në territorin e një shteti tjetër, të cilat më vonë mund të jenë qëllim i dhunës ose të provokojnë ndjenja negative tek qytetarët tanë” thuhet në reagimin e MPJ-së Maqedonase, reagim ky që është nënshkruar nga vetë ministri Nikolla Poposki.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz