back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenica krenare me ty, sot bëhen 18 vjet nga rënia e doktorit...

Drenica krenare me ty, sot bëhen 18 vjet nga rënia e doktorit të lirisë Lec Gradica

Të ngjajshme

Vdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë

I paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, me...

Dajaku: Kjo është një nga fitoret më të mëdha në histori të Kosovës

Emisioni sportiv “Favorit” vjen me një edicion special sonte,...

Osmani e Kurti festojnë bashkë golin e Kosovës ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri...

Imri Ahmeti pritet ngrohtë në Shalë

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, është pritur ngrohtë në...

Sot bëhen 18 vjet nga rënia heroike e doktor Lec Gradicës nga fshati Gradicë e Drenasit, transmeton Drenica Press.

Dëshmori i kombit Lec Gradica, mjeku i luftës, i cili ra heroikisht duke shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë në malet e Qyqavicës. Dr.Leci ishte ndër të parët që u kyç në luftën çlirimtare qysh në ilegale duke ofruar ndihmë profesionale. Ai ishte pjesë e Brigadës 114 Fehmi Lladrovci në Zonën Operative të Drenicës, kuadri mjekësorë. Gjatë luftës u rikthye në vendin e lindjes duke themeluar Spitalin Ushtarak në Gradicë, spital ky ku u kryen shumë intervenime nga të gjitha fushat mjekësore. Përkushtimi dhe vepra e sidomos vdekja heroike e tij, duke shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë në malet e Qyqavicës, bëri të jetë frymëzim për ne dhe gjeneratat që do vijnë se si duhet të punohet dhe të veprohet për të shtrenjtin atdhe.

Ndërkaq Komuna e Drenasit njofton se me 24.09.2016 bëhen homazhe pranë varrit të heroit Dr.Lec Gradica. “Më rastin e shënimit të 18 vjetorit të rënies në varrezat e dëshmorëve në Polac të Skenderajt, më 24.09.2016 duke filluar nga ora 10:00 bëhen homazhe pranë varrit të heroit të Kosovës i cili shëroi plagët e luftës Dr.Lec Gradicës”, transmeton Drenica Press.

Ai ishte pjesë e Brigadës 114 në Zonën Operative të Drenicë, kuadri mjekësorë.
Gjatë luftës u rikthye në vendin e lindjes duke themeluar Spitalin Ushtarak në Gradicë, spital ky ku u kryen shumë intervenime nga të gjitha fushat mjekësore.

Përkushtimi dhe vepra e sidomos vdekja heroike e tij, duke shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë në malet e Qyqavicës, bëri të jetë frymëzim për ne dhe gjeneratat që do vijnë se si duhet të punohet dhe të veprohet për të shtrenjtin atdhe.

Dr.Lec Leci u lind me 27.05.1954 në Gradicë komua e Drenasit, shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme të mjekësisë në Prishtinë me sukses të shkëlqyeshëm. Diplomoi në fakultetin e Mjekësisë në vitin 1979, po ashtu si student i dalluar, vazhdoj studimet post diplomike duke specializuar Mjekësinë e Përgjithshme. Duke u nisur nga historiografia shqiptare, kjo familje ka dhënë shumë dëshmore për këtë liri që e kemi tani. Dr. Lec Leci ishte stërnip i Lec Gradices që me mburrje e krenari kishte të trashëguar emrin tij. Gjyshi i Dr Lecit-Lec Gradica u dallua në betejat kundër pushtuesve turq, serb, bullgar, malazez.   Në delegacionin e udhëhequr nga Isa Boletini, për në Vlorë me 1912 në Shpalljën e Pavarësisë së Shqipërisë merr pjesë edhe Lec Gradica së bashku vëllaun Rexhepin dhe disa kushërinjët si dhe shumë bashkëluftetar nga Drenica e me gjërë.

Me pushtimin e trojeve tona nga Bullgarët me 1915, rezistenca e popullit shqiptar vazhdoi, në këtë rezistencë te armatosur në territorin e Drenicës një rol te rëndësishëm kishte Lec Gradica.
Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, kjo familje vazhdoi rezistencën kundër pushtuesve serbë, duke u shkaktuar humbje të konsiderueshme.

Ne vitin 1918, pas tri ditë luftimesh në vendin e quajtur të Mali i madh në fshatin Gradicë, ra në altarin e lirisë Lec Gradica. Varri i Lec Gradicës sot gjendet në fshatin Polac të Skenderait.

Lufta për mbrojtjen e trojeve tona etnike shqiptare vazhdoi edhe pas shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, po nga trungu i kësaj familje do të kemi, dëshmorët e kombit shqiptar, Halimi dhe Beqiri (të rënë në vitn 1924 në fshatin Likoshan bashkeluftetar te Azem Bejtes ), Milazimi (i rënë në Luftën e Dytë Botërore në kohën e Mehmet Gradicës).

Shteti Shqipetar me rastin e 100 Vjetorit të Shpalljes së Pavaresisë së Shqiperisë, iu ndau Mirërnjohje Familjes Leci në shenjë nderimi, Lec Gradica për kontributin e dhënë u shpall dëshmor i Kombit.

Edhe gjatë luftës së fundit- UÇK-së kjo familje dha kontribut të madh duke ju bashkuar radhëve të saj . Kushtrimit të atdheut iu përgjigjën bijtë dhe bijat më të mira të popullit Dr. Lec Gradica është ndër mjekët e parë të Drenicës, qysh në ilegalitet kishte kontakte me ushtarët e UÇK-së duke i ofruar ndihme mjekësore atyre gjatë operacioneve ushtarake që ndërmerrnin ndaj forcave okupuese,kur u dëgjuan krismat e para në Drenicë në shkurt të vitit 1998 në betejën e Likoshanit dhe Qirezit iu erdh në ndihmë kësaj treve.

Lufta po merrte hov dhe nevojitet aktivizim i gjithmbarshëm Dr. Leci vendoset në vendlindjen e tij ne Gradicë. Ku menjëherë u gjend në gatishmëri për ndihme UÇK-se dhe popullsisë, fillimisht ne oden e babait te tij –Bislimit, ku shëroj shume te plagosur së bashku me te shoqen e tij Eminen si dhe mjek te tjere qe vinin here pas here ne Gradicë. Duke pare qe nevojat shtoheshin dhe oda e tij ishte shume e vogel per te ardhe ne ndihme atyre qe kishin nevoje Dr. Lec Gradica kalon ne shkollën fillore ne Gradice ne te cilën me ndihmën e familjes se tij si dhe te bashkëvendëseve e themeloj Spitalin Ushtarak.

Dr Leci i përkrahur edhe nga bashkëluftëtaret e tij Komandanti Fehmi Lladrovci dhe shumë bashkeluftëtar,bashkevendas e shumë te tjerë bëri spitalin ushtarak në këtë shkolle per ti dal ne ndihme teritorit te Drenicës dhe me gjere ,krijoj kontakte edhe me disa organizata të jashme si Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, Mjeket pakufi etj ….të cilet ofruan ndihmën e tyre në vizita të kohëpaskohshme me përkrahje edhe nga mjek të tjerë qe kishin ardhur nga anët e ndryshme te vendit ,u bënë shume ndërhyrje kirurgjike te suksesshme .

Dr. Leci ishte i veçantë edhe pse ishte specialist i mjekësisë se përgjithshme ai ne lufte kishte rolin e kirurgut në shërimin luftëtarëve te lirisë , etika e tij profesionale e bëri që të merrej edhe me lindjen e nënave – gjatë kësaj kohe u linden mbi 300 fëmijë. Kjo ishte një barrë shume e madhe për të ,qe ti përgjigjej të gjitha kërkesave edhe pjestareve te UÇK-së edhe popullatës civile,por qdo herë ishte i gateshëm dhe i pa lodhur për të dhënë ndihmë mjekësore ku do që kërkohej.

Shtatori i vitit 1998 ishte muaji i kulminacionit të ofensivës gjakatare në malet e Qyqavicës ku kishte të strehuar edhe nga anët e ndryshme të Kosovës.

Pas rezistencës dhe rënies heroike të komandantit Fehmi Lladrovci si dhe shumë bashkëluftetareve të tjerë,forcat serbe ia mesyen edhe Gradicës ku gjendej spitali ushtarak- Dr Leci si dhe shumë jetëra të ushtarëve të plagosur u vënë rrezik duke u granatuar.

Dr. Leci së bashku me stafin e tij mjekësor , së pari i larguan të plagosurit në një vend më të sigurtë në male të Qyqavices,pastaj edhe vete ishte prezent në po këto male, 24 shtatori Dr Lecin e gjeti në krye te detyrës përreth pacienteve dhe luftëtarëve të lirisë në malet e Qyqavices ,që nuk u nda për asnjë moment duke i mbetur besnik parimeve të Hipokratit.

Ai qëndroi duke u flijuar për idealin më te shtrenjtë të atdhedashurisë .

Shteti i Kosoves për kontributin e dhënë ka ndarë shumë mirenjohje familjës LECI, falenderime si dhe u emrua Batalioni i 40-të i mjekësise me emrin Dr.Lec Leci Gradica, ka edhe rruge në qytete të ndryshme me emrin e Tij, gjithashtu kënduan edhe shumë këngë për Dëshmorin./drenicapress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz