back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeKuçi takoi shefen e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova

Kuçi takoi shefen e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova

Të ngjajshme

Kosova nikoqire e javës së CEFTA-s, kjo është agjenda

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me...

Ish-ministri Latifi merr një detyrë të re në Universitetin e Prishtinës

Ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, është zgjedhur drejtor i...

Rubio thotë se ka disa përparime në bisedimet me Rusinë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se...

Linjat e transportit publik i kthehen qarkullimit, zgjidhet problemi në mes tyre dhe institucioneve

Prishtina, mëngjesin e së mërkurës u kthye në normalitetin...

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, priti në takim njoftues shefen e Zyrës së BE-së dhe njëkohësisht përfaqësuesja Speciale e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, me rastin e marrjes së mandatit te saj, të cilën fillimisht e uroi për marrjen e postit duke i dëshiruar suksese gjatë mandatit.

Zëvendëskryeministri  Kuçi fillimisht njoftoi znj. Apostolova për zhvillimet e fundit në Kosovë, për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në forcimin e sundimit të ligjit, përmbushjen e të gjitha obligimeve në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, si dhe konkludimin  e procesit për liberalizimit të vizave.

Zëvendëskryeministri  Kuçi në veçanti theksoi se për Qeverinë e Kosovës procesi i integrimit evropian vazhdon të mbetet prioritet esencial dhe  shtylla e zhvillimit të reformave në vend.  “Qeveria e Kosovës edhe më tutje do të angazhohet në përmbushjen e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asoccim në koordinim të ngushtë më zyrën e BE-së dhe akterët tjerë relevantë”, theksoi zëvendëskryeministri Kuçi.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë / Përfaqësuesi Special i BE-së, znj. Nataliya Apostolova, falënderoi Zëvendëskryeministrin Kuçi për prioritizimin e agjendës evropiane. Ajo theksoi rëndësinë e një koordinimi të theksuar në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), duke pasur parasysh se MSA-ja është një marrëveshje gjithëpërfshirëse që kërkon kapacitete të shumta për zbatim. Në këtë kontekst, zonja Apostolova iu referua Platrofmës së Agjendës Evropiane të Reformave si një nismë aktualisht duke u zhvilluar, për të sjellë MSA-në më afër popullit duke u fokusuar në rezultatet e prekshme, afat-shkurtëra.

Znj. Apostolova theksoi nevojën për një komunikim të mirë me popullin e Kosovës, si dhe me opozitën e cila duhet të përfshihet në proceset vendimmarrëse. Ajo përsëriti se Kosova ka të ardhme të qartë evropiane dhe se do të vazhdojë të marrë mbështetje politike, financiare dhe të ekspertizës nga BE-ja.

Të pranishmit diskutuan për prioritetet e përbashkëta të institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për një bashkëpunim të ngushtë edhe më tutje në forcimin e  sundimit të  ligjit, koordinimin institucional në zbatimin e obligimeve nga MSA-ja, si dhe rritjen e transparencës ndaj qytetarëve në proceset integruese Evropiane.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz