back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleMitrovicëMitrovicë, arrestohen dy persona për ‘vjedhje të rëndë’

Mitrovicë, arrestohen dy persona për ‘vjedhje të rëndë’

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’. Rasti ishte raportuar me datën 14.09.2016, në stacionin policor ‘jugu’ në Mitrovicë, ku si cak i kësaj vjedhje ishte një dyqan privat në Mitrovicë, nga ku të dyshuarit përmes thyerjes me forcë kishin depërtuar brenda në lokalin e ankuesit dhe kishin vjedhur nëntë motorë sharra.

Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara me datën 19 shtator 2016 në Mitrovicë kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit V. P. 29 vjeçar, dhe K. I. 17 vjeçar, për dyshime të bazuara për vepër penale e vjedhje e rëndë. Deri më tani hetuesit policorë kanë arritur që të gjejnë gjashtë motorë sharra të cilat i janë kthyer pronarit.

Dy të dyshuarve pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes u është caktuar masa e ndalimit policor.

Ndaj dy të dyshuarve është iniciuar procedurë për vepër penale ‘vjedhje e rëndë’.

Të Fundit

Sport

ShowBiz