back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleDrenasE PABESUESHME: Derbi Feronikeli – Prishtina edhe në Japoni (FOTO)

E PABESUESHME: Derbi Feronikeli – Prishtina edhe në Japoni (FOTO)

Të ngjajshme

Kos: Serbia bëri hap serioz prapa në rrugën drejt BE-së

Komisionerja evropiane për Zgjerimin Marta Kos, ka thënë se...

​Policia sekuestron armë, municion dhe mjete të tjera ilegale në veri

Policia e Kosovës, përkatësisht drejtoria rajonale e Policisë në...

Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen e së shtunës ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës, që po cilësohet si derbi i stinorit, shkruan Infokusi.com.

E për këtë derbi dhe për futbollin e Kosovës, interesim të madh ka shfaqur edhe televizioni japonez NHK si dhe agjencia Europian Press Photot Agency, interesim që nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Të paktën kështu ka njoftuar faqja zyrtare e klubit të Feronikelit, transmeton Infokusi.com.

Ja njoftimi i plotë

DERBI KOSOVARË | Feronikeli – Prishtina, kjo që po ndodhë para derbit s`ka ndodhur asnjëherë.

Gjatë ditë së sotme në seancën e mbajtur nga ora 10:00, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” është parë një interesim i jashtëzakonshem i mediave të huaja para derbit që tash e ka marrë epitetin “derbi kosovarë” që vë në përballje dy skuadrat me të mirë në vitet e fundit në eliten e futbollit vendorë.

Televizioni shtetror Japonez NHK, dhe Europian Press Photo Agency e njohur ndryshe si EPA, sot kanë qendruar gjer e gjatë në stadiumin e Feronikelit “Rexhep Rexhepi”

Televizioni Japonez NHK, është interësuar për historinë e klubit, trofet, mundesinë e daljes në garat evropiane si dhe përgaditjet që po bënë Tovërlani, para derbit me Prishtinën.

E përveç kësaj, japonezet kanë shoqeruar gjatë tërë ditës antarin e përfaqësuese së Kosovës, Flamur Nezirin, i cili do të jetë protagonisti kryesorë i reportazhit kushtuar përfaqësuese sonë pas pranimit në UEFA dhe FIFA, për ndeshjen e parë historike dhe për udhetimin e tij deri tek endrra e prekshme t`a përfaqësoj vendin e vet në futboll, si dhe çfarë pret ai dhe Kosova para derbit me Kroacinë që luhet me 6 tetore në Shkodër”, thuhet në njoftimin e ‘Niklit’.

Derbi i javës së gjashtë ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës do të luhet të shtunën në ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas dhe nis në ora 15:00./Infokusi.com/

14433189_530323383826073_981376359610369837_n14368865_530323450492733_1038826711442055930_n14344782_530323480492730_771726810094441890_n14333838_530323597159385_5668406939340527968_n14368865_530323450492733_1038826711442055930_n

Të Fundit

Sport

ShowBiz