back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeStudentët me libra, mblidhen para kishës në oborrin e UP-së (Foto)

Studentët me libra, mblidhen para kishës në oborrin e UP-së (Foto)

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...
Një grup studentesh me libra në dorë, janë mbledhur para kishës në oborrin e Universitetit të Prishtinës. Ata po e kundërshtojnë funksionalizimin e kishës, duke synuar që kjo hapësirë të përdoret për nevojat e studentëve

Studentët duke lexuar libra dhe duke diskutuar, kanë për qëllim që të japin një mesazh simbolik, për siç thonë ata, rrezikimin që po i bëhet kampusit të UP-së me funksionalizimin e këtij objekti fetar, raporton lajmi.net

Edon Zeneli në emër të grupit ‘Uniteti’, thotë se qëndrimi i tyre i përbashkët është veprim studentor, që kampusi universitar të përdoret nga dhe për studentët.

“Janë ngrit zëra që ky objekt është ndërtua në kundërshtim. Politikanët tanë po e cenojnë dhe ne nuk do ta lejojmë këtë. Ne do të qëndrojmë këtu 45 min sa do të zgjas një orë mësimore dhe to vazhdojmë të lexojmë në hapësirën që i takon kampusit universitar. Kjo hapësirë është e studentëve”, ka deklaruar Zeneli.

Me grupin e studentëve janë edhe profesorë. Bekim Lumi, profesor në Fakultetin e Arteve, po konsideron se feja dhe religjioni nuk kanë çfarë të kërkojnë në hapësirën e Universitetit.

“Hapësira universitare nuk duhet të politizohet. Jemi këtu për me ritheksua të drejtën tonë për dije dhe arsim. Hapësira ju përket UP-së”, ka deklaruar Lumi.

Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës tashmë kanë rrethuar objektin e kishës.

studentet 2 studentet 23 studentet studnetet 1

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz