BallinaLajmeLuta akuzon Kurtin se i “dogji” dy figura të Gjilanit, Fatmir Spahiun...

Luta akuzon Kurtin se i “dogji” dy figura të Gjilanit, Fatmir Spahiun dhe Feride Rushitin

Të ngjajshme

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se i dogji dy figura të Gjilanit Fatmir Spahiun dhe Feride rushitin.

Ndërsa ka thënë se ka përjashtuar Gjilannin nga investimet dhe për, siç tha ai, anashkalim të kuadrove lokale.

Haziri deklaroi se gjatë gjashtë viteve të fundit, Gjilani është lënë jashtë projekteve zhvillimore nga qeveria aktuale, duke e cilësuar këtë si “përjashtim me lehtësi të padurueshme”.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për trajtimin e figurave publike nga Gjilani, duke përmendur Fatmir Spahiu dhe Feride Rushiti. Sipas Hazirit, Spahiu ishte propozuar për ministër para zgjedhjeve, por pas tyre nuk u përfshi në qeveri, ndërsa për Rushitin tha se ishte nominuar “për të mos u zgjedhur”.

“Kjo është dëshmia më e madhe se si shfrytëzohen gjilanasit vetëm për vota, pa projekte zhvillimore, dhe se si përdoren emrat dhe autoritetet për tejkalim krizash”, ka deklaruar Haziri.

Postimi i plotë i Hazirit:

Kurti e përjashtoi Gjilanin nga investimet këto gjashtë vite, por përse i përjashtoi edhe kuadrot?!

Në gjashtë vitet e fundit, Gjilani është përjashtuar me lehtësi të padurueshme nga projektet zhvillimore nga ana e qeverisë Kurti.

Por, përse u desh që t’i përjashtojë edhe kuadrot?!

Fatmir Spahiun, ikonën e kinematografisë kosovare, e nominoi për ministër para zgjedhjeve, por pas zgjedhjeve e zgjodhi krejt dikë tjetër, pa asnjë sqarim, pa asnjë kërkimfalje.

Njëjtë veproi edhe me Dr. Feride Rushitin. E nominoi për të mos u zgjedhur. Kjo është dëshmia më e madhe se si shfrytëzohen gjilanasit veç për vota e pa projekte zhvillimore, dhe se si shfrytëzohen emrat e autoritetet për tejkalim krizash.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz