back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeHapësirën e kishës në kampusin e UP-së studentët do ta shndërrojnë në...

Hapësirën e kishës në kampusin e UP-së studentët do ta shndërrojnë në vend për të lexuar e diskutuar

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Një grup studentësh që kundërshtojnë funksionalizimin e kishës në kampusin universitar u kanë bërë ftesë të gjithë studentëve dhe profesorëve të UP-së që të hënën t’i bashkohen në nismën për funksionalizimin e kishës që është ndërtuar gjatë masave të dhunshme të Serbisë në Kosovë, duke e kthyer atë në shërbim për studentët.

Studentët kanë krijuar një profil në facebook me emrin “Uniteti”, përmes së cilës u kanë bërë thirrje studentëve që të hënën në orën 12:00, të lexojnë në hapësirë e kishës, të bashkuar e në unitet, për Universitet.

“Një hapësirë brenda kampusit të universitetit tonë po rrezikohet nga e me politika jashtë universitare. Funksionalizimi i një objekti fetar, me gjithë vijimësinë e kundërshtisë nga studentët që nga fillimi i ndërtimit të saj, mbetet i papranueshëm për ne. Ne thellësisht besojmë se çdo cep i hapësirës universitare duhet të përdoret për të vetmet qëllime: nevojat e studentit, dijes e shkencës”, thuhet nga ata, që më tej shtojnë se “Hapësirat e universitetit duhet të përdoren nga studentët e për studentët”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz