Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se asnjë zyrtar i PDK-së nuk do të mund të qëndrojnë në subjektin që ai drejton, duke i ikur drejtësisë.
Veseli gjatë një konference për media, është pyetur lidhur me Adem Grabovcin dhe deklarimet e qytetarëve që po protestojnë, të cilët kanë thënë se Grabovci po tallet me institucionet e shtetit.
“Është mirë gradualisht që ta respektojmë njëri-tjetrin më shumë, në të njëjtën kohë është mirë që askush të mos jetë mbi ligjin dhe t’ia lëmë gjykimin publik-politik gjykimit juridik. Presim vendimmarrjen e institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Veseli. “Adem Grabovci ka dhënë dorëheqje nga çdo funksion, pak keni njerëz të cilët janë të gatshëm që të ballafaqohen me drejtësinë por edhe shpeshherë i bishtnojnë drejtësisë. Asnjë zyrtar i Partisë Demokratike të Kosovën nuk mund të qëndrojë në Partinë Demokratikë të Kosovës duke i bishtnuar drejtësisë. Ai do t’i përgjigjet drejtësisë, pastaj unë do të përgjigjëm në pyetjen tuaj”, tha ai.