BallinaLajmePDK nga sot bëhet me institut të brendshëm

PDK nga sot bëhet me institut të brendshëm

Të ngjajshme

40-50 milionë euro… Ky do të jetë buxheti i Interit për merkaton e verës

Sipas “Gazzetta dello Sport”, pronarët e Interit tashmë kanë...

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës: Mbyllen përkohësisht hyrje/daljet e reja

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se...

Ferizaji licensohet për garat evropiane për sezonin e ardhshëm

Ferizaji mori një lajm të madh para finales së...

Partia Demokratike e Kosovës, prej sot pritet të bëhet me institut të brendshëm. Burime të Indeksonline bëjnë më dije se këtë institut pritet ta udhëheqë zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramdan Ilazi.

Indeksonline ka provuar të marrë qëndrimin e Ilazit, mirëpo kontakti më të ka qenë i pamundur. Partia më e madhe në vend ka njoftuar se sot kreu i kësaj partie, Kadri Veseli do të mbajë konferencë për media dhe sipas burimeve, Veseli do ta zyrtarizoj Ilazin në krye të këtij instituti.

“Instituti do të ketë buxhet të vetin dhe do të veprojë si i pavarur brenda PDK-së. Ai do të përbehet nga disa njerëz. Instituti do të bëjë analiza, propozime dhe do të orientohet në hartimin e programit. Është ide e kryetarit Veseli. Themelimi i këtij instituti, parashihet edhe me statut të partisë dhe besoj kjo do të ndikojë në demokratizimin e partisë ”, ka thënë ky burim.

Kohë më parë edhe Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit e pati themeluar një institut të cilin e udhëheq Jahja Kokaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz