BallinaRegjionaleDrenasA po respektohet orari i kujdestarive nga barnatoret e Drenasit

A po respektohet orari i kujdestarive nga barnatoret e Drenasit

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Të gjithë ata qytetar të Drenasit të cilët gjatë mbrëmjes të së enjtes kanë pasur nevojë të blejnë medikamente mjekësore, një gjë të tillë duket se e kanë pasur të pamundur.

Kjo pasi barnatoret private nuk e kanë respektuar orarin e ndërrimit të natës. Edhe pse këto barnatore kanë bërë një marrëveshje mes vete që për çdo mbrëmje njëra nga barnatoret të punojë deri në mëngjes kjo nuk është respektuar nga njëra prej tyre.

Sipas orarit të bërë të cilën e ka drenicasot.com,  barnatorja “Internistika” është dashur që të jetë e hapur të enjten në mbrëmje.

Njëri nga qytetarët e Drenasit që kishte dal për të blerë disa barna dhe që ka dërguar fotot e barnatoreve të mbyllura, ka treguar për drenicasot.com se të gjitha barnatoret kanë qenë të mbyllura rreth  orës 22:00.

“Dola me i ble do hapa për vete, sepse nuk isha mirë,mirëpo asnjë barnatore ne Drenas nuk ishte e hapur, kjo është shqetësuese sidomos për qytetaret te cilët janë  në  gjendje më të vështirë shëndetësore”, ka thënë qytetari Shemsi Elezi.

/Drenicasot/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz