BallinaRegjionaleSkenderaj, ka gjasa që Sami Lushtaku e Sylejman Selimi të shpallën të...

Skenderaj, ka gjasa që Sami Lushtaku e Sylejman Selimi të shpallën të pafajshëm

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Gjykata e Apelit ende nuk e ka marrë një vendim për rastin “Drenica II”. Njëri nga avokatët e këtij rasti, Tomë Gashi ka thënë se gjatë muajit shtator pritet të shpallet vendimi për rastin “Drenica II”. Ai shpreson që ky vendim do të jetë pozitiv me çka Sami Lushtaku e Sylejman Selimi mund të shpallen të pafajshëm.

“Përfundimisht nga Gjykata e Apelit janë deklaruar se vendimi do të sillet gjatë muajit shtator. Ne presim çdo ditë që të njoftohemi në formë të shkruar lidhur me vendimin e Apelit dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, gjasat janë shumë të mëdha që Sylejman Selimi, Sami Lushtaku dhe të tjerët të shpallen të pafajshëm.

“Sido që të jetë gjasat janë shumë të mëdha  nëse ka drejtësi në këtë vend ata të gjithë, Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, të shpallen të pafajshëm nga Gjykata e Apelit meqenëse ata janë shpall fajtor pa kurrfarë prove, respektivisht vetëm me provën e një dëshmitari i cili është vërtetuar se ka pasur probleme tepër të rënda psikike dhe asgjë që ai ka thënë nuk është e vërtetë”, ka thënë Gashi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz