BallinaSportKosovës i ikën një lojtar (foto)

Kosovës i ikën një lojtar (foto)

Të ngjajshme

Sekuestrohen 9 automjete në kuadër të hetimeve për veprën penale ‘’mashtrimi kompjuterik’’, këto janë detajet

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton...

Seat, VW, Golf e Audi, Prokuroria sekuestron automjete për mashtrime kompjuterike

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton...

Rama, udhëton drejt Washingtonit, prezanton kryeqytetin në “Expo AI 2026”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të marrë pjesë...

FIFA e rrit dënimin për Prestiannin, Botërori 2026 në rrezik

FIFA ka vendosur që pezullimi i Gianluca Prestianni për...

Justin Doellman është liruar nga Federata e Basketbollit e Kosovës t’i bashkohet Barcelonës në stërvitje, pasi e presin ndeshje të vështira.

Ylli më i madh i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, amerikani Justin Doellman, ka mbyllur ciklin e eliminatoreve për “Eurobasket 2017” para kohës.

Ai është larguar nga përfaqësuesja pas ndeshjes me Ukrainën të mërkurën mbrëma. Për ndeshjen e fundit eliminatore, kundër Bullgarisë, vendin e Doellmanit do e zërë amerikani tjetër Scott Bamforth.

Kjo ndeshje do të luhet të shtunën në Mitrovicë dhe me të do të mbyllet cikli eliminator për “Eurobasket 2017”, ku Kosova tashmë nuk ka gjasa të kualifikohet.

Amerikani Doellman ka lënë Kosovën, për t’iu bashkuar skuadrës së vet në stërvitje, Barcelonës, ka bërë të ditur drejtori i Përfaqësueses së Kosovës, Arben Fetahu, të enjten.

“Në ndeshjen e ardhshme do të vijë të luajë Scott Bamforth, pasi kemi nevojë për një plejmejker”, ka delaruar Fetahu për Kohën Ditore.

Bamforth ka qenë në Kosovë gjatë fazës përgatitore me ekipin dhe ka zhvilluar disa ndeshje miqësore gjatë turneut në Itali kundër skuadrave nga kolegjet amerikane.

Po ashtu, Kosovës ndaj bullgarëve do t’i mungojë edhe Jaren Sina që nuk luajti as me Ukrainën. Sina është kthyer në SHBA për shkak të obligimeve që ka ndaj kolegjit të tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz