back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaRegjionaleDrenasNë Skenderaj e Drenas dy vdekje të dyshimta

Në Skenderaj e Drenas dy vdekje të dyshimta

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Në Skenderaj dhe në Drenas raportohet se dje janë evidentuar dy raste vdekjesh të dyshimta.

Në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës bëhet ditur se dje, në rrugën “28 Nëntori” të Skenderaj në orën 13:55, një mashkull është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, transmeton Drenica Press.

Po dje, në Drenas, në orën 22:00, një mashkull është gjetur i shtrirë pa shenja jete, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. Në vend të ngjarjes, sipas raportit, kanë dalë njësit policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz