BallinaLajmeParalelizëm brenda institucioneve

Paralelizëm brenda institucioneve

Të ngjajshme

Koosva dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit financiar ushtarak

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës,...

Ministri britanik i mbrojtjes vjen në Kosovë, takohet me komandantin e KFOR-it

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë të...

EKSKLUZIVE: Shtyhet vendimi për krerët e UÇK-së deri më 20 korrik

Kanë kaluar tashmë mbi dy muaj ditë që nga...

Linjat ajrore anulojnë 13 mijë fluturime në maj për shkak të krizës së karburantit

Linjat ajrore në mbarë botën kanë anuluar mijëra fluturime...

Uebfaqja zyrtare e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim është kthyer në një trampolinë për të kaluar tek një uebsajt paralel, në të cilin plasohen aktivitetet e ministrit Dalibor Jevtiq, shkruan sot Koha Ditore.

Dritarja që hapet ofron informacione në gjuhën serbe, të shkruara në cirilike.
Kësisoj, faqja zyrtare e internetit e kësaj ministrie, si informatë të fundit mban një urim të ministrit për Krishtlindje, i bërë më 5 janar. Prej atëherë, të gjitha informatat e tjera janë publikuar në sajtin paralel. I fundit është urimi i ministrit për Kurban Bajramin.

Sajti i krijuar pasi Jevtiqi është bërë ministër, ka në domen inicialet e versionit serbisht të emrit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim. Si mundësi të parë informimi ka gjuhën serbe në versionin cirilik. Ka për opsion edhe versionin latin të serbishtes.

Kjo dritare interneti, linku i së cilës nuk ndodhet i listuar në Portalin Shtetëror, mundësi dytësore informimi ka lënë gjuhën shqipe. Informacionet i përkthen edhe në anglisht.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz