back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmePër 8 muaj falimentuan 126 kompani

Për 8 muaj falimentuan 126 kompani

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka dorëzuar në gjykatë listën e bizneseve që duan të mbyllin aktivitetin. Sipas të dhënave, 126 kompani në të gjithë vendin kanë shpallur falimentin.

Vihet re një rritje e numrit të kompanive që kërkojnë falimentit Gjatë vitit 2015 në gjykatë janë çuar 118 kompani kundrejt 126 gjatë këtij viti (8 muaj e parë).

Vlora është qyteti me numrin më të madh të bizneseve që kanë mbyllur aktivitetin, konkretisht 36 kompani, ndërsa Durrësi renditet në vendin e dytë me 27 shoqëri. Në kryeqytet ndërkohë numërohen vetëm 6 subjekte të cilat kanë shpallur falimentin.

Procedurat e komplikuara të falimentit kanë detyruar qeverinë që të hartojë një projektligj të ri i cili aktualisht është në diskutim në komisionet parlamentare.

Drafti i ri, parashikon ngritjen e Gjykatës së Falimentit, si një strukturë brenda gjykatës së rrethit, e cila do të merret me të gjitha procedurat e falimentit.

Ligji përcakton afate të qarta për dorëzimin e kërkesës për fillimin e procedurave të falimentit, ankimimit nga debitori dhe nisjes së seancave gjyqësore, të gjitha brenda një afati prej 1 muaj e gjysmë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz