back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaBotëRusia dhe Amerika ranë dakord për planin e reduktimit të dhunës në...

Rusia dhe Amerika ranë dakord për planin e reduktimit të dhunës në Siri

Të ngjajshme

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov prononcohen pas takimit mbi Sirinë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia ranë dakord lidhur me planin për reduktimin e dhunës në Siri duke bërë thirrje për një armëpushim që fillon pasditen e së hënës që përkon me ditën e parë të Bajramit të Kurbanit si dhe kërkuan që të punohet drejt një tranzicioni politik.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, duke folur pas më shumë se 12 orë bisedime me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se “marrëveshja do të mund të sigurojë një pikë kthese lidhur me konfliktin, gjithmonë nëse palët  e zbatojnë atë në mirëbesim”.

“Duke punuar së bashku, Rusia dhe SHBA-ja dhe ekipet tona, kanë arritur atë që ne mendojmë se është një metodë më përshkruese dhe më e gjerë se çdo gjë që kemi mundur të bëjmë gjer më sot”, tha Kerry.

Plani do të sigurojë që qeveria siriane e mbështetur nga rusët nuk do të bëjë misione luftarake ajrore në zonat që kontrollohen nga rebelët, e cila do të mundësojë që ndihma humanitare të arrijë tek njerëzit në nevojë.

“Me ndalimin e sulmeve ajrore të qeverisë siriane, ekziston një mundësi për të ndryshuar natyrën e konfliktit”, shtoi sekretari amerikan i Shtetit Kerry, duke theksuar se sulmet kanë qenë nxitësi kryesor i viktimave dhe flukseve migratore.

“Gjithashtu, SHBA-ja dhe Rusia ranë dakord që në disa zona të veçanta të luftojnë së bashku kundër ekstremistëve të DAESH-it”, tha Sergei Lavrov.

Të Fundit

Sport

ShowBiz