BallinaJetëGatimeKek me kajsi

Kek me kajsi

Keku është ëmbëlsira e të gjithëve edhe për shkak të lehtësisë me të cilën gatuhet dhe përbërësve të pakët që kërkon (krahasuar me ëmbëlsirat e tjera). Meqenëse kajsitë janë të sezonit, shfrytëzojini!

Përbërësit për tavë me diametër cm:
● 6 kokrra vezë ● 180g gjalpë i butë në temperaturë ambienti ● 250g miell ● 50g niseshte ● 230g sheqer ● lëkura e grirë e një limoni bio ● 1 bustinë sodë për ëmbëlsira ● një majë thike kripë ● 10 kajsi të pjekura dhe të ëmbla

Përgatitja:
Ndezim furrën në temperaturën 180°C.
1.Në një tas, rrahim vezët dhe sheqerin me rrahësin elektrik të vezëve për 10 minuta, shtojmë gjalpin e butë, lëkurën e limonit, kripën. Ulim shpejtësinë e rrahësit dhe nëpërmjet sitës, shtojmë miellin, niseshtenë dhe sodën për ëmbëlsira.
2.Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell. Ndajmë në mes kajsitë dhe u heqim bërthamat. I vendosim në brumë duke i shtyrë pak me dorë. Kekun e pjekim afërsisht për 40 minuta ose derisa të shohim që kruajtësja e dhëmbëve del e pastër kur bëjmë provën. Meqenëse koha e pjekjes është e gjatë, e mbulojmë me letër alumini që të mos digjet në sipërfaqe.